Demi Lovato ka zhveshur shpirtin dhe shumë më shumë se aq në sesionin më të fundit fotografik për Vanity Fair. Këngëtarja 23-vjeçare është fotografuar nga Patrick Ecclesine, duke ndjekur tre rregulla bazë: pa rroba, pa makeup dhe pa fotosho.

Në momentin e realizimit të setit, ylli i “Cool For The Summer” po kalonte një periudhë të vështirë pasi vetëm pak kohë më parë u largua nga jeta gjyshja e saj, që kishte qenë pjesë shumë e rëndësishme e jetës së këngëtares.

“Nëse ka diçka që e kam mësuar së fundmi është se jeta është shumë e shkurtër. Dua të tregoj anën time të vërtetë, të çliruar, të lirë,” u shpreh ajo dhe menjëherë më pas kërkonte të realizonte disa foto shumë ‘të gjalla’.

Super seksi por pa tualet, pa ndriçim të ekzagjeruar, e zhveshur. Duke marrë parasysh vështirësitë që ka kaluar Lovato vitet e fundit nga komplekset lidhur me fizikun e saj, realizimi i fotove të tilla është një sukses dhe një fillim i ri për jetën dhe karrierën e bukuroshes 23-vjeçare, që sapo ka filluar të pranojë veten ashtu siç është.
FOTO
demi lovato
 FOTO të tjera