Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka nënvizuar se “problematika e zjarreve në mbarë vendin po vihet nën kontroll nga puna e palodhur e emergjencave civile, zjarrfikseve, Forcave të Armatosura, policisë, Viva Coppterit, etj nga ajri dhe toka”.

"Ministria Puneve te Brendshme prej javesh eshte ne nje beteje te veshtire me flaket e zjarrit te qellimshem ne mbare vendin qe cenon sigurine kombetare. Djegja e pyjeve, kullotave dhe rrezikimi i jetes dhe pasurise qe qytetareve perben veper penale prandaj MPB dhe Prokuroria po punojne me intensitet per te cuar para ligjit te gjithe autoret", shkruan Demiraj. 

STATUSI I PLOTE I DEMIRAJT:
Te nderuar miq!
Problematika e zjarreve ne mbare vendin po vihet nen kontroll nga puna e palodhur e emergjencave civile, zjarrfikseve, Forcave te Armatosura, policise, Viva Coppterit, etj nga ajri dhe toka.

Ministria Puneve te Brendshme prej javesh eshte ne nje beteje te veshtire me flaket e zjarrit te qellimshem ne mbare vendin qe cenon sigurine kombetare.

Djegja e pyjeve, kullotave dhe rrezikimi i jetes dhe pasurise qe qytetareve perben veper penale prandaj MPB dhe Prokuroria po punojne me intensitet per te cuar para ligjit te gjithe autoret. DD 


demiraj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com