Demirali skualifikohet për dy ditë nga Kampionati Evropian! Erdogan akuzon UEFA-n

Demirali skualifikohet për dy ditë nga Kampionati Evropian! Erdogan akuzon UEFA-n

“Mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin tim turk. Kam parë edhe shumë njerëz në stadium duke bërë këtë gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”.

“Përshëndetja e ujkut” i kushton shtrenjtë Merih Demiralit.

Mbrojtësi i Turqisë  pasi u hetua nga UEFA për festimin e lidhur me ekstremistët e djathtë të “Ujqërve Gri” që përdorej për të festuar dopietën ndaj Austrisë në Euro 2024 – është skualifikuar zyrtarisht për dy ndeshje.

Një vendim që tashmë është çështje diplomatike. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fakt akuzoi menjëherë UEFA-n: “A e kritikon dikush faktin që gjermanët kanë shqiponja në këmisha? Apo francezët se kanë simbol një gjel? Merih tregoi vetëm entuziazmin e tij për këtë imazh”.

Erdogan, duke folur për mediat në aeroplanin që kthehej nga samiti i SCO-së në Shangai, siç raporton Anadolou, shtoi: "Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka thirrur zyrtarët e tyre dhe po merren masat e nevojshme".

Presidenti turk duhet të jetë në Berlin për të ndjekur çerekfinalen mes Turqisë dhe Holandës të planifikuar për të shtunën në orën 21:00: “Nëse nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme, kam vendosur të shkoj dhe të shikoj ndeshjen”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/07/2024 10:41

    Rexhep Taip Erdogan ka plotēsisht tē drejt. Belingami i Anglis kap allatet e ja tregon tifozve, qē ēshtē ofendim pa mas dhe injoranc e pa par e si bējn asgjē. Kurse lojtarin turk e dēnoin 2 ndeshje, me njē fjal 2 Standarte nga mafjozēt e UEFAS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, Beqaj dhe bashkëpunëtorët dalin sot para GJKKO! 4 akuza për ish-ministrin

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, Beqaj dhe bashkëpunëtorët dalin sot para GJKKO! 4 akuza për ish-ministrin