Publikohet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë: SPAK të hetojë 21 janarin, duhet të zbardhet roli i kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha

21 janari duhet hetuar dhe zbardhur pas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Posaçme, detyrim i cili i vjen edhe nga vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, marrë 14 nëntorin e vitit 2023. Konstatimi është i qartë i Gjykatës së Lartë e cila jep argumente shteruese në vendimin e plotë dhe të arsyetuar të 12 marsit 2024, kur pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Kolegji i Gjykatës së Lartë thotë se është e rëndësishme të mbahet në konsideratë qëndrimi i Gjykatës së Strasburgut që thotë se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, që do të duhet të ishte përqendruar në natyrën e urdhrave nga zinxhiri komandues.

“Kolegji çmon të evidentojë – me këtë rast - se – në konformitet me përcaktimet e nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut - Palët Kontraktuese (ku përfshihet edhe Shqipëria) – kanë detyrimin e konformimit ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës (GJEDNJ), në çdo çështje ku ato janë palë, përmes ekzekutimit të tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

 Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.

“Asnjëherë nuk është tentuar për të shtrirë hetimet - lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten të vrarë katër demostrues dhe të plagosur dhjetëra të tjerë – nga zjarri i armëve të përdorura nga efektive të Gardës Kombëtare të “barrikaduar” në brendësi të selisë së Kryeministrit - të ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përtej nivelit të mirëfilltë ekzekutues të krimit (krimeve) – të sipërcituar (efektivë të Gardës Kombëtare - përfshirë edhe nivelin komandues të saj) – por edhe të paballafaquar minimalisht (në të njëjtën kohë) me indiciet individualizuese – evidentuese të implikimit të nivelit më të lartë drejtues shtetëror – përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të kohës - përtej atij të mirëfillte ekzekutues – të vëna në dispozicion të organit të procedimit”, vijon më tej vendimi.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë tashmë në dorë të palëve, dhe SPAK duhet të regjistrojë procedimin penal. Marsin e kaluar në një vendim shumë të rëndësishme, Gjykata e Lartë rihapi 21 janarin, duke pranuar kërkesën e familjes së Aleks Nikës, e cila prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia. Gjykata e Lartë vendosi në frymën e vendimit historik të një prej gjykatave më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, e cila e vlerësoi 21 janarin krim shtetëror dhe që duhet hetuar si i tillë.

Strasburgu urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve, ndaj SPAK është përballë sfidës për t’i dhënë fund pritjes së pafundme për drejtësi për vrasjet e katër të pafajshmëve.

 (Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)                          

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TemO: 06/07/2024 14:28

    Ndonse me shumë vonesë,SPAK duhet të arrestoi 2 kokat e krimit SHTETROR të 21 janarit 2011 S.Berishën & L.Bashën. S.Berisha u shpall non grata për KORRUPSION..etj,pa deklaruar se ka bër vrasje në 21 janar apo në Gërdec me sekser të birin ZENI. -Ishte koha e ARTË për LULIBASHËN që të tregonte se kush e dha urdhërin për të qëlluar e vrar 4 protestuesit SELKTIV(LEZHË,DIBËR,GJIROKASTËR,FIER)jo në TIRANË nga frika.Luli nuk mundet të qëllonte pa urdhërin e babit politikë.Kjo dihet tanimë,por pse nuk tregon.A nuk e kupton LULI pse ngeli PA LOGO,VULË E SELI..? Pse nuk e takoi Sek.Shtetit Amerikan Blinken..? Pse Edi Rama e mënjanoi si opozitë..? -SPAK duhet ti arrestoi S.Berishën,I.Metën për disa dosje krimi, L.Bashën,F.Mediun për Gërdecin sa më shpejtë që të REFORMOHET OPOZITA për zgjedhjet e 2025. -NËSE SPAK,GJKKO nuk veprojnë sa sipër..DUHET TË DORHIQET DUKE I DEKLARUAR AMERIKËS QË E PAGUAN:SE NUK NA LEJON SALIU,KEMI FRIKË PREJ TIJ.KËTË TA THON PUBLIKISHT QË POPULLI TË BINDET SE NË SHQIPËRI NUK KA DREJTËSI NUK BËHET DOT SHTET LIGJOR..! ● Se dihet PSE PRINC WIDI GJERMAN QËNDROI VETËM 6 MUAJ KM NË SHQIPËRI..!!

    Përgjigju
  • Ledina: 06/07/2024 13:03

    Kriminelet tropojane dhe mirditore bashkepunetore te kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha nuk denohen, por dekorohen sic u dekorua Arber Paplekaj. Mjere familjaret qe e kane pesuar duke shkuar pas politikaneve karrieriste!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/07/2024 10:59

    GJL,ndonse me shumë vonesë e kreu detyrën ndaj GJNDNJ.Tashë Altin Dumani nuk ka rrugë tjetër..Ose të ARRESTOI SB QË 100 % KA DHËN URDHRIN PËR TË VRARË 4 PROTESTUESIT SELEKTIVË(Pse nuk vrau në Tiranë),pasi LULI 7×7= 42 nuk mundej të vepronte pa urdhërin e babit politikë- TMERR I KOMBIT. -Si ish ushtarak deklaroi..Edhe në kohë lufte ushtaraku i rreshtuar në SKUADËR,TOGË,KOMPANI..nuk mundet të qëlloi pa urdhërin e EPRORIT..! • Këtu mbyllet qarku Sb,Lb,N.Prendit,Burgajt,Llupos,etj,me nga 25 vite burg & dëmshpërblimet..!Pasi deri tanimë e ka paguar POPULLI me GJAK = MBI 20.000 NGA 1991-2021..! -SPAK,GJKKO ka 2 rrugë: Ose Kriminelët në burg..ose të japi dorheqjen..dhe AMERIKA TË DEKLAROI..DREJTËSIA NË SHQIPËRI NUK BËHET..!

    Përgjigju
  • Agim: 06/07/2024 03:11

    Mjere ato familje qe edhe spaku tallet me to. Gjykata europiane e dha vendimin e keto tallen.

    Përgjigju
  • Yllka: 06/07/2024 02:15

    Vendim gjysmak i GJK. Pervec Berisha, Basha, Olldashi (i ndjeri) apo Prendi, duhet te shtohet ne rrethin e pergjegjesve per vrasjen e te pafajshmeve, vecanerisht Rama dhe Doshi. Si organizatore te rekrutimit dhe dhunes ekstreme me qellim kaosin per perfitim politik. Sic edhe ndodhi dhe me pasoje te rende deri ne vrasje te protestuesve ne padijeni te ketyre terroristeve.

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/07/2024 23:45

    Edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj duhet të hetohet për mos ekzekutim të urdhrave të prokurorisë!!

    Përgjigju
  • XHEMOL HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/07/2024 18:54

    Ore ça jan kto folma ordiner krimineli hajdut sali bajga ka thēn me zē e me figur qē do vriste dhe 500 veta do vriste dhe Edi Raman. E çfar faktesh tē tjera duan kta tē SPAKUT. Mereni mor qenin e zgjebosur Sali Bajgēn e rraseni nē biruc maskarain malok.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 05/07/2024 20:31

      Po lulushi si do tja beje qe deri tani krekosej si gjel do tja hedhi faina sales ? Te erdhi veramente lulush pergatitu ti besh balle burgut ,socialiste i akuzoni per hajduta kurse ju jetoni me 5 Vila.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës