Arrestohet shefi i Departamentit të Marketingut te Ekonomiku, godet me grusht pedagogen! Një javë më parë u shoqëruan në polici pas konflikteve

Arrestohet shefi i Departamentit të Marketingut te Ekonomiku, godet me grusht pedagogen! Një javë më parë u shoqëruan në polici pas konflikteve

Fakulteti i Ekonomisë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit të Marketingut ka goditur me grusht një pedagoge.

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:30 në ambientet e Universitetit, ndërsa studentët kanë qenë duke zhvilluar provim. Këta të fundit pohojnë se kanë dëgjuar të bërtitura, zënka në koridor, pavarësisht kësaj provimi ka vijuar normalisht. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për t'i ardhur në ndihmë pedagoges. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njofton Policia.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se debatet mes dy pedagogëve dyshohet të kenë nisur disa muaj më parë, për shkak të një votimi për kreun e departamentit në Fakultetin Ekonomik për shef departamenti, garë kjo që është fituar nga Axhami. Nga ai moment debatet deri në fyerje kanë vijuar dhe pedagogia Liljana Billa ka bërë disa herë denoncim në polici, duke e akuzuar Axhamin edhe për përndjekje. Nga ana tjetër shefi i departamentit ka pretenduar se Billa nuk është mirë dhe ka probleme.

Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ditën e djeshme ka degraduar deri në dhunë fizike. Një tjetër konflikt mes tyre dyshohet se janë edhe përfshirja e tyre në politikë ku kanë shfaqur pakënaqësitë në PD. Konflikti i djeshëm ka nisur për shkak të tezave të një provim.

Billa ka qenë deputete e Partisë Demokratike në vitet 2013-2017, ndërkohë edhe Axhami është angazhuar në PD e Berishës. Axhami ka disa dalje në aktivitetet e Berishës. Madje në vitin 2022 ai edhe ka kandiduar në listën e Rithemelimit për anëtar të Këshillit Kombëtar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 06/07/2024 11:12

    Kush e njeh professor Mirdaimin e di qe ai behet copa per fakultetin dhe studentet e tij. Ky rast duhet sqaruar deri ne fund se duke niohur viktimen nuk perjashtohet nje kurth dashakeqas.

    Përgjigju
  • DAUT HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/07/2024 10:45

    O Beni hecēn vet pse Sali Bajga se ka fain ? ? ? Qē monstra tē tilla i ka bēr deputet apo s'quhet pēr ty o Beni hecēn vet qē stē punoka truni o Beni huni.

    Përgjigju
  • Arben: 06/07/2024 10:31

    Fajin e ka Saliu!

    Përgjigju
  • gjergji: 06/07/2024 10:11

    Na mbyten tropojanet e kukesianet!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 06/07/2024 09:41

    Cfare shembulli eshte ky per ata qe presin ne auditore…Kjo eshte shume e rende per shoqerine☹️☹️

    Përgjigju
  • Hë se: 06/07/2024 09:29

    Kush e bëri shef këtë? Një tjetër si ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, Beqaj dhe bashkëpunëtorët dalin sot para GJKKO! 4 akuza për ish-ministrin

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, Beqaj dhe bashkëpunëtorët dalin sot para GJKKO! 4 akuza për ish-ministrin