Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! 4 akuza për ish-ministrin

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.

Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e sigurisë.

Arrest me burg është vendosur për Ilir Beqajn ish-ministër dhe ish-drejtor i SASPAC, bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR, dhe Alfred Nikollën, drejtori Administrativ i ‘Landways International’. Ndërkohë, arrest shtëpie është caktuar për Elton Marini ortak i shoqërisë private dhe Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landways International’, por për të nuk është ekzekutuar masa e sigurisë pasi ndodhet jashtë shtetit. Në detyrim me paraqitje janë Bledar Leka e Bjona Zijaj konsulentë financiarë.

I vetmi që ka katër akuza është ish-ministri Ilir Beqaj ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landways International’. SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Më të dëgjuarat në Mbretërinë e Bashkuar, 3 albumet e Dua Lipës hyjnë në Top 10

Më të dëgjuarat në Mbretërinë e Bashkuar, 3 albumet e Dua Lipës hyjnë në Top 10