BEOGRAD - Në 1 500 vendbanime në Serbi në vit nuk lind asnjë foshnje, ndërsa rreth 1 600 fshatra janë të boshatisura. Demografët parashikojnë që serbët si popull për 500 vjet rrezikojnë të zhduken.
Ka 23 vjet që në Serbi më shumë njerëz vdesin sesa lindin. Numri i të vdekurve gjithnjë po rritet në krahasim me ata që lindin, gjë që e bën Serbinë një ndër shtetet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë.
Vetëm 8 komuna në Serbi kanë numër pozitiv, ndër to gjenden edhe Presheva, ndërsa komunat e tjera janë Beograd - Grocka, Zvezdara dhe Surçini, Novi Sadi, Sjenica, Novi Pazari, Tutini dhe Presheva, raporton agjencia Ina.
Feja, specifikat kulturore dhe zakonet bëjnë që Novi Pazari, Tutini, Sjenica dhe Presheva kanë një trend të ndryshëm demografik në dallim nga pjesët tjera të Serbisë. Në këto komuna shumica e banorëve janë boshnjakë dhe shqiptarë.
Serbia në 10 vjetët e fundit ka 500 000 banorë më pak, ku për foshnjat dhe për lindshmëri radhitet e fundit në Evropë, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët radhiten ndër të parët me 700 për qind rritje, turqit me 400 %, bullgarët me 38%, rumunët dhe grekët me 35%.
Shifrat tregojnë se çdo i dyti shqiptar dhe çdo i katërti serb është më i ri se 19 vjeç.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com