Demokracia e Re: Shtetësi
greke për minoritarët grek

Demokracia e Re: Shtetësi<br />greke për minoritarët grek
TIRANE- Para disa ditësh përfaqësuesit politik dhe të shoqatave joqeveritare të minoritetit grek në Shqipëri organizuan një mbrëmje me rastin e prerje së Pites së vitit të ri në Dropullin e Poshtëm. Midis tyre ishin deputetët Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Vasilis Bollanos.

Në këtë mbrëmje ishin të ftuar edhe disa politikanë, njerëz nga fusha e mediave dhe kulturës së Greqisë. I ftuari i Nderit i kësaj mbrëmje ishte ish-ministri i punëve të brendshme të Greqisë z.Prokopis Pavlopulos në kohën kur qeveriste partia Demokracia e Re (Nea Demokracia) i cili deklarojë nga emocionet e çastet se: “Në qoftë se vjen Demokracia e Re në pushtet të gjithë minoritarët grek do të pajisen me shtetësi greke që[ vitin e parë të kësaj qeverie”.

Deklarata të tilla bëhen gjithnjë në kohën e fushatave parazgjedhore në Greqi me qëllim për të thithur votat e minoritarëve grek që janë pajisur me shtetësi greke. Gjatë këtyre 20 viteve të fundin më shumë që kanë përfituar shtetësi greke janë shqiptarët, vllehët dhe sllavomaqedonasit që jetojnë në zonën e Korçës. Për fat të keq minoriteti grek ka qenë i diskriminuar nga qeveritë greke. Kjo politikë raciste midis vetë grekëve ka ndodhur si pasojë e vënies në rend të parë për asimilin e sa më shumë shqiptarëve dhe jogrekëve që jetojë në Shqipëri për të rritur artificialisht numrin e minoritetit grek.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj