PRISHTINË, 16 Janar /ATSH/- Koalicioni kosovar i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" deklaroi sot se, do të vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen në 18 janar 2015.
Për monitorimin e këtij procesi zgjedhor, koalicioni ka angazhuar rreth 30 vëzhgues në të gjitha vendvotimet si dhe disa ekipe mobile.
Qendra e DnV-së për komunikim me media do të jetë e vendosur në zyrat e organizatës partnere CPT (Center for Peace and Tolerance), e cila ndodhet në qendër të Graçanicës.
Rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim do të njoftojë gjatë ditës së diel mbi mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor./b.j//m.m/