'Demokratët e kanë derën e hapur', Bardhi reagon për deklaratën e Ramës në Shkodër: Po të largohen socialistët

'Demokratët e kanë derën e hapur', Bardhi reagon për deklaratën e Ramës në Shkodër: Po të largohen socialistët

1710082965_bardhi.jpg

Edi Rama nga Shkodra deklaroi se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi në rrjetin social X.

"Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur", shkruan Bardhi.

 


Lajmi kryesor:

Rama takim me strukturat: Shkodra peng i së shkuarës, demokratët e kanë derën e hapur! Aktivizohuni në rrjetet sociale


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës