Pasi të shtunën mblodhi kryetarët e bashkive dhe kabinetin qeveritar, ditën e dytë të vizitës në Shkodër kryeministri Edi Rama e rezervoi për stukturat e partisë. Me këta të fundit, ndryshe nga ai me kryebashkiakët, takimet dukeshin më miqësore dhe plotësisht të hapura edhe për publikun.
Në fokus të takimit ka qenë rienergjizimi i Partisë Socialiste, proces në të cilin janë përfshirë të gjitha strukturat në të gjithë vendin. Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit. report Tv zbardhi edhe diskutimet me anëtarët e PS, ku Rama një derë të hapur e la lënë edhe për demorkatët, duke theksuar se i kanë lënë pas ndasitë e së shkuarës.
“Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur” – mësohet të ketë thënë Kryeministri Rama.
Po ashtu, Report Tv ka mësuar se Rama ka kërkuar nga socialistët që të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të promovojnë punët e mira që po bëhën në Shkodër, por edhe në të gjithë vendin pasi është një mënyrë që funksion dhe rrit besimin e të tjerëve ndaj PS.
Në fjalën e hapur për mediat, kreu i qeverisë është ndalur në punën që do bëhet për qytetin e Shkodrës, e cila për herë të parë u ‘kthye rozë’ në zgjedhjet vendore të 14 majit. Rama thotë se qeveria do ketë mbështetje pa kursim për Shkodrën, pasi është një nga bashkitë më të prapambetura në vend, për shkak se mbeti peng i së kaluarës.
"Nuk diskutohet që ne e mbështesim pa kushte dhe pa kufizim, sepse Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra është e prapambetur me bashkitë tjera, ishte pengu i një krenarie të humbur që përkthehet në një mllef vetëagjësues, refuzimi për ndryshim duke u kapur pas së shkuarës", tha Rama.
Ai i ka kërkuar drejtuesve të kësaj force politike që të jenë pranë orgnaizatave socialiste dhe të flasin me njerëzit për probelemt dhe nevojat që ato mund të kenë dhe që mund t’I zgjidhen. Nuk kanë munguar edhe batutat mes socialistëve kur një prej pjesmarrësve i ka rënë telefoni gjatë takimit ndërkohë që me batutë Rama i është kthyer “Me siguri është gruaja”, duke e kaluar me batutë këtë moment.
Edi Rama nga Shkodra deklaroi se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi në rrjetin social X.
"Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur", shkruan Bardhi.
Në takimin me strukturat e PS në Shkodër, Rama e la derën e hapur edhe për demokratët, duke thënë se i kanë lënë pas ndasitë e së shkuarës dhe duan të kenë sa më shumë larmishmëri. Rama tha se akuzat se qeveria e ka lënë pas dore veriun janë idiotësi, pasi kanë bërë investime që synojnë të zbulojnë malet dhe bukruitë e veriut dhe jo investim elektorale.
"Ne duhet tu themi njerëzve, bujrëm dyert tona janë të hapura, sa më shumë larmishmëri të kemi aq më shumë do na besojnë që e kemi seriozisht shkëputjen nga ndasitë e së shkuarës që nuk i kemi ushqyer ne, por kemi rënë pre e tyre në kom e terrene të ndryshme. PS e Shkodrës duhet të ketë një fytyrë që ta shohësh një orë larg e ta ndjesh që është fytyra e këtij ndryshimi që po ndodh në bashki. Që njerëzit të ndjejnë që është partia që ata mund ti referohen, si anëtare si simpatizantë, por edhe si njerëz skeptik,. Nuk ka pikë rëndësi si i referohen. Shkodra do bëhet modeli i një transformimi që do jetë edhe më pozitiv se ne ndërkohë kemi mësuar edhe nga gabimet që kemi bërë vendet e tjera, por edhe lokomotiva që do tërheqë gjithë veriun me vete. Lëre ca thonë verin e kemi lënë pas ore, kjo është idiotësi. Kemi bërë investime duke parë se ku duam ta shohim veriun pas disa vitesh, s’kemi bërë investime elektorale. Po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet, besoj fort që na është krijuar një stereotip plazhi jugu, por arin më të pastër dhe më të vyer të industrisë së truizmit Shqipëria e ka në mal. Kur të zbulohen malet nga ata që do bëjnë investime dhe do sjellin turistë që vijnë për ski, për mirëqenien e trupit, atëherë Shqipëria do ketë një rritje shumë më të fuqishme se ajo që vjen nga plazhi dhe kjo kërkon kohën e vet", tha Rama.
Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka humbur shumë me ndasitë. Kreu i qeverisë e cilësoi Shkodrën si viktimë të këtyre ndasive, që sipas tij është përdorur me vite me radhë nga pushteti (i Berishës) vetëm për të pasur njerëz të verbër për të ruajtur karriget e tyre.
“Shihej si një pronë e disave dhe jo si një hapësirë ku të gjithë mund të hyjnë, e ndërveprojnë me të edhe pa qenë pjesë e saj. Kjo është ajo që kam dashur të them prej kohësh kur shumëkush u hodh përpjetë nga shprehja përtej të majtës dhe djathtës, Shqipëria ka humbur shumë kohë më ndasi që nuk i kanë shërbyer as ushqimit të shëndetshëm të politikës së ndarë natyrshëm në kahe dhe palë të ndryshme, po ri kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre. Duke thënë ne jemi të djathtë ata komunistë. Shkodra është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie, se qëndroi e ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë qëndroi e ndarë nga rruga e zhvillimit të tjerëve”, tha Rama.
Kryesocialsiti Edi Rama ka zhvilluar takime me strukturat në Shkodër, në kuadër të rienergjizimit të partisë. Në fjalën që ka mbajtur para anëtarëve të organizatave socialiste, kreu i qeverisë është ndalur në punën që do bëhet për qytetin e Shkodrës, e cila për herë të parë u ‘kthye rozë’ në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Rama thotë se qeveria do ketë mbështetje pa kursim për mbështetjen e Shkodrës, pasi është një nga bashkitë më të prapambetura në vend, për shkak se mbeti peng i së kaluarës duke u kapur pas së shkuarës, siç e cilësoi Rama.
"Dua të them që pas afro 24 orësh këtu në Shkodër më vjen shumë mirë që përjetimi është pozitiv dhe që ndjesia e vlerës së votës është e prekshme. Besoj që është e prekshme, jo thjesht për mua, por është e prekshme për banorët e Shkodrës. E ndjej vetë mes vizitave të dikurshme dhe vizitave pas zgjedhjeve ku buzëqeshja dhe dëshira e njerëzve për tu afruar për tu shprehur janë gjithnjë e më të forta. Është reflektim i punës mbresëlënëse që po bën Beneti me skuadrën e bashkisë së re. Punë që nuk diskutohet që ne e mbështesim pa kushte dhe pa kufizim, sepse Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra është e prapambetur me bashkitë tjera, ishte pengu i një krenare të humbur që përkthehet në një mllef vetëagjësues, refuzimi për ndryshim duke u kapur pas së shkuarës. Sot Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar, një krenari që ushqehet nga ndjenja e të qenit në qendër të vëmendjes, të shikuarit të ndryshimi të mundshëm, nga ndjenja e të ardhmes që ka filluar të ushqejë zemrat dhe mendjet e shkodranëve. Për mua është e rëndësishme krenaria e mbështetur në atë që ne mund të bëjmë së bashku, jo vetëm të mbështetur te historia, tradita, vlerat e krijuara nga e shkuara, ushqimi i ndjenjës së krenarisë për Shqipërinë, Shkodrën, Vlorën, është themelor për të siguruar të ardhmen që meritojnë gjeneratat e tjera. Shkodra është laborator i të shkuarit përtej kufijve partiak dhe i të kuptuarit të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta, që mund të mbrohen më mirë duke i kapërcyer kufijtë partiake, duke kuptuar që PS nuk është qëllim më vetvete, por një instrument për të realizuar qëllime të përbashkëta që kanë të bëjnë me njerëzit”, tha Rama.