Demokratët e Krujës:PD të tërheqë 
Pashën...ose bojkotojmë zgjedhjet!

Demokratët e Krujës:PD të tërheqë <br />Pashën...ose bojkotojmë zgjedhjet!
KRUJE -  Një ditë pasi Lulzim Basha shpalli zyrtarisht Hamdi Pashën në garën elektorale për Bashkinë e Krujës, demokratët e këtij qyteti protestuan në mbrëmje dhe mëngjesin e sotëm kundër kandidimit të tij.
 
Qindra simpatizantë të Partisë Demokratike protestuan në qendër të qytetit duke kërkuar tërheqjen e PD-së nga kjo kandidaturë dhe shpalljen e një emri të ri, në të kundërt paralajmërojnë bojkotim të zgjedhjeve.
 
Sipas demokratëve krutanë, PD-ja nuk kishte pse të sillte për Bashkinë kryetarin e komunës Thumanë, me argumentin se PD e Krujës ka figura të tjera me të cilët mund të garantojë fitoren në zgjedhjet e 21 Qershorit. Një tjetër argument me të cilin krutanët kundërshtojnë Pashën, është fakti se të dy kandidatët kundërshtarë janë kushërinj. Ata thonë se Hamdi Pasha është djali i tezes së kandidatit socialist Artur Bushi.
 
Një përfaqësi e demokratëve të qytetit të Krujës janë nisur drejt Tiranës për të zhvilluar një takim ne selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘E krahasuat BE me ‘pritjen e Godosë’/ Rama i përgjigjet gazetarit: Tani BE-ja është si letërsia romantike franceze dhe ndihemi më mirë

‘E krahasuat BE me ‘pritjen e Godosë’/ Rama i përgjigjet gazetarit: Tani BE-ja është si letërsia romantike franceze dhe ndihemi më mirë