Demokratët e qarkut Lezhë votojnë nesër, emrat e 31 kandidatëve në listë

Demokratët e qarkut Lezhë votojnë nesër, emrat e 31 kandidatëve në listë

Demokratët e Qarkut të Lezhës votojnë nesër për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Lezhë në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Lezhë, Qarku Lezhë

 1. Alketa Marku

2. Altin Mema

3. Anila Frroku

4. Arben Ndoj

5. David Syku

6. Dod Zhuba

7. Franga Hila

8. Gjok Vuksani

9. Gjovalin Gjeloshi

10. Lindita Metaliaj

11. Petrit Marku

12. Roza Hila

13. Salvador Kaçaj

14. Sevelian Kosova

15. Silvana Kolziu

16. Sokol Ndoka

Dega Mirditë:

1. Albert Melyshi

2. Aleksander Lala

3. Alfred  Duka

4. Dorian Gjomarkaj

5. Everest Dedaj

6. Gjergj Prenga

7. Gjon Pjetri

Dega Kurbin:

1. Andon Frrokaj

2. Elton Laska

3. Genc Doci

4. Indrit Vokshi

5. Kastriot Prend Piroli

6. Lindita Toma

7. Luigj Isufi

8. Marjan Tuci

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë