TIRANË - Deputetët e Partisë Socialiste braktisën këtë të mërkurë mbledhjen e komisionit parlamentar të Shëndetësisë ku pritej të niste diskutimi për projektligjin e Arsimit të Lartë.
Shkak për këtë situatë, sipas tyre u bë vonesa prej 30 minutash e deputetëve demokratë të cilët më herët ishin në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë.
Por edhe me mbërritjen e deputetëve të djathtë në kryesinë e Kuvendit, të cilëve iu bashkua deputeti i LSI-së Petrit Vasili, mbledhja nuk u zhvillua.
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Klodiana Spahiu ishte e para që la sallën dhe që sqaroi për mediet përse deputetët braktisën komisionin.
“Kemi pritur jo pak por bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë me reporterët dhe gazetarët mbi 30 minuta dhe nuk kemi patur asnjë njoftim nga kryetarja e komisionit qoftë edhe në sekretari, jo me në anëtarët e komisionit. Kjo ishte një tallje dhe përbuzje me të gjithë anëtarët e komisionit, një neglizhencë totale”, u shpreh Spahiu.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e cilësoi skenar të qëllimshëm për të kaluar në seancën e së enjtes draftin për qendrat spitalore pa u diskutuar në komision.
“Di të them që prej disa ditësh deputetët e mazhorancës po mundohen që të krijojnë 1001 arsye për ta kaluar më një shpejtësi marramendëse këtë ligj në seancën e ditës së nesërme. Është një si një lloj skenari që mazhoranca ka përgatitur në mënyrë që ta kaloj ashtu sikurse edhe hartoi këtë projektligj në mënyrë jo transparente pa dëgjesat e duhura”, tha Vokshi.
Komisioni i Shëndetësisë është komision këshillimor për Ligjin e Arsimit të Lartë pasi përfshihen edhe Fakultetet e Mjeksisë dhe Shërbimi Spitalor.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO