Një demokrat është shfaqur i indinjuar me Sali Berishën, ndërsa ka shkuar për të marrë pjesë në zgjedhjet pa garë. Emri i vetëm që i është ofruar në fletën e votimit është ai i Sali Berishës, por kjo e ka irrituar demokratin e Fierit, i cili e ka krahasuar Berishën me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se sistemi i komunizmit u kthye edhe sot në PD.
“Në kohë të Enverit votohej me urdhër për 1. U kthye sistemi i diktaturës edhe sot në PD”, thotë Lulzim Mirovsi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet formale në PD/ Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia tkurret me 23 mijë anëtarë







