TIRANE- Ministria e Financave ka publikuar listën me emrat e ish-të dënuarve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, që do të mund të marrin këstin e parë ose të dytë. Ministria e Financave bëri me dije se do të shlyhen detyrimet ndaj atyre që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë këst, si dhe listat e të gjithë përfituesve. Në total, janë disa mijëra emrat e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë nga fondi i radhës që ka akorduar qeveria.
“Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimeve, pranë Ministrisë së Financave, në bazë të ligjit nr. 9831, po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani”. Lista e plotë me emrat e përfituesve të parë është botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.
“Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar si të gatshme për t’u paguar ose jo. Të interesuarit, dosjet e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi, duhet ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18