TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publike emrat e 4778 ish të përnjekurve të cilët u janë kaluar këstet e dëmshpërblimit. Sipas tabelave të publikuara nga Ministria, bëhet fjalë për të pestë këstet e dëmshpërblimeve.
“Shqiptarja.com” publikon sot listat me emrat e ish të përndjekurve sipas këstit përkatës: për 545 të përndjekur është kaluar kësti i parë i dëmshpërblimit; për 22 të përndjekur, kësti i dytë; për 124 ish të përndjekur kësti i tretë; dhe për 1660 të përndjekur kësti i katërt. Sa për këstin e pestë, Ministria bën me dije se janë publikuar emrat e 2427 të përndjekurve, por që duhet të paraqesin pranë saj dokumentacionin e nevojshëm për të bërë të mundur tërheqjen e shumave.
Ministria e Financave ka bërë publike emrat e përfituesve, bashkë me numrin e dosjes, vendimin e Këshillit të Ministrave i cili i ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, numrin personal të llogarisë bankare si dhe bankën ku do t’i kalohen shumat. Sipas Ministrisë, pagesat do të kryhen për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi.
/Shqiptarja.com