Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 419, datë 14.01.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Në vijim të çeljes së fondit për këstin e pestë për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, Ministria e Financave ka publikuar edhe listën e parë të dosjeve në radhë për përfitimin e këstit të pestë, publikuar ne faqen e Ministrisë së Financave.
'Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë përgjegjëse për financat, Drejtoria përgjegjëse për pagesat, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite', thuhet në vendim.

(Klikoni linkun per dokuementin e plote)
-
Ju lutem kam dorezuar karten e identitetit dhe numrin e llogarise te banges per kestin dhe nuk e kemi marre ,te afermit e moren une dhe motra jo akoma,me ktheni nje pergjigje
Përgjigju -
Un jam nje vajz e ish te Perndjekurit Politik dhe nuk eshte e drejt motrat dhe vellai te marrin kistet dhe un si vajz e ketij te ish te Perndjekurit Politik nuk kam te drejt...e shikoj shum te pabarabart zgjidhjet dhe punet e juaja, vertet ndodhem larg por kam sjell qdo dekument perkates qe me keni kerkuar, dhe jo me larg se dje Vellai dhe Motra moren demshperblimin e rradhes, ndersa un jo....qfar Arsyeje me Argumentoni? Duhet patjeter te vi dhe te bej Problematiken? Jam shum e zhgenjyer jam nje Socialiste e zjarrt dhe e dua Vendin dhe kombin tim. Me shpresen qe do te marr nga ju nje konfirmim Ju uroj nje pun me korrekte Me Respekt Jetmira Cubaj
Përgjigju -
Po ne që punuam ezbatuam ligjet e shtetit të kohës kur dhe kush do të na shpërblejnë??Ne ndërtuamjo vetëm kombinate,uzina,fabrika,u thanë këneta, me një fjalë ubë shqipëria zonjë.Tani pas 1992 me ardhien në pushtet edhe të persekutuarit e atëhershëm i vunë kazmën gjithçkaje,privatizuan me lefra me vrimë me përparësi ato që ne të pa persekutuarit NDËRTUAN, dhemë e shumta që bënë pas bleries i çuan për skrap e i dhanë për sheshe ndërtimi.Mjaffë më me pagesa,se i bie që po të dënohem unë sot për politik nesër kur të vijënë në pushtet ata të Saliut a do tëmë japin shpërblim??Hë se harova shtoni ju tëP.S.SH. dhe Salianin dhe laheni me ne të pa persekutuarit.
Përgjigju-
MOS e kruaj. Ty ku sduhet. Te KESH I persekutuar eshte nje fjal goje, vetem. ATA qe vujten e dine, Dhe nuk vuajten se. KERKONI copen e madhe , Por i detyruan. Se politikan e asaj kohe KESHTU e kerkonte
-
-
Kush i ka certifikur si te "Denuar Politike"?! Apo hajde te vjedhim shtetin!
Përgjigju











Komente
Komento