Dëmshpërblimi, jepen këstet
për ish-të përndjekurit politikë
PDF
Qeveria në ikje jep ditët e fundit këste dëmshpërblimi për ish-të përndjekur që përfitojnë atë sipas ligji; ministria e Financave njofton emrat që mund të tërheqin paratë
TIRANE - Janë 186 persona, ish-të përndjekur nga regjimi i para viteve ’90, që përfitojnë dëmshpërblimin e rradhës për disa kategori, të përcaktuara nga ligji. Shqipëtarja.com publikon sot të plotë listën me emrat e tyre. Ata mund të tërheqin paratë në llogarinë e tyre në bankat e nivelit të dytë. Dosjet për të cilat është kryer pagesa kanë marrë këstin e parë ose të dytë. Kjo është lista e fundit e publikuar nga Financat drejtuar nga Ridvan Bode, ministri, e cila gati muaj për muaj ka akorduar dëmshpërblim për shumë dosje.
Nga ana tjetër, drejtoria që merret me përllogaritjen e dëmshpërblimit dhe kryerjen e pagesave pranë Ministrisë së Financave është duke punuar për të kryer pagesat e këstit të radhës. Pjesa më e madhe e 11 mijë dosjeve të miratuara më herët në qeveri kanë përftuar këstin e parë dhe të dytë.
Sa më poshtë, vijojnë emrat e përfituesve të këstit të parë apo të dytë të dëmshpërblimit financiar, që u takon në përputhje me ligjin. Ministria e Financave bën me dije se këta individe duhet të paraqesin pranë Sektorit të Pagesave dhe Dëmshpërblimeve një çertifikatë lindjeje (personale), si dhe numrin e llogarisë bankare për ata që përfitojnë këstin e parë.
Dy muaj para zgjedhjeve, ministri Bode njoftoi se ishte dhënë kësti i parë për të gjithë të përndjekurit. “Për rreth dy muaj do të përfundojë pagesa e këstit të dytë për të gjithë”, shkruante ai në FB. Ky premtim nuk u zbatua pasi qeveria mësoi se nuk do të kishte më pushtetin ekzekutiv. Për gati një vit, kjo kategori sociale ka organizuar protesta dhe greva urie, duke kaluar edhe në vetëflijim, për të kërkuar përshpejtimin e procesit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Bograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32