Dëmshpërblimi, lekë për dy
grevistë dhe djemtë e Mehmetit
Në listën e fundit të ministrisë së Financave për dëmshpërblimin e rradhës të ish-të përndjekurve, janë edhe emrat e dy djemve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, që kanë përfituar këstin e dytë. Nga grevistët e urisë, në këtë listë figurojnë vetëm dy grevistë.
TIRANE- Dy djemtë e ish-kryeministrit të regjimit të Enver Hoxhës për disa dekada, Mehmet Shehu, kanë marrë këstin e dytë të dëmshpërblimit për vitet e burgut. Në listën e fundit, të publikuar nga ministria e Financave dhe që mbulon pagesa që janë autorizuar në datën 19 tetor 2012, përfshihet përkatësisht Bashkim Mehmet Shehu, ish-i dënuar politik, me numër dosje 12.920, dëmshpërblimi i të cilit është vendosur me VKM nr. 784 i 1 korrikut të vitit 2009 dhe Skënder Mehmet Shehu, me numër dosje 12.821, që përfiton nga po i njejti Vendim i Këshillit të Ministrave. Në listën e publikuar, ashtu si dhe në listat e mëparshme, nuk raportohet shuma e disbursuar si këst, e cila duhet të jetë sa një e pesta e dëmshpërblimit total, duke u nisur nga deklarimet e qeveritarëve, që thonë se detyrimet do të paguhen në pesë këste.
LLOGARITJET
Dëmshpërblimi i djalit të dytë të ish-kryeministrit të vetëvrarë Shehu, Skënderit, i është llogaritur nga qeveria Berisha në masën totale 5 milionë e 344 mijë lekë të reja, afro 39 mijë euro, sipas kursit zyrtar aktual, për 2.672 ditë burgim. Por ai ka marrë ndërkohë më parë nga shteti bono privatizimi me vlerë nominale në masën 1.1 milionë lekë të reja, kështu që shifra që do t'i rimbursohet përfundimisht në bazë të ligjit të dëmshpërblimit është 4.24 milionë lekë (30.5 mijë euro). Kjo shifër do të jepet në pesë këstë dhe aktualisht Financat kanë disbursuar këstin e dytë.
Dëmshpërblimi i djalit të tretë të Shehut, Bashkimit, është llogaritur për dënimin e kryer në burg për 7 vjet, 9 muaj dhe 27 ditë. Në total, atij i takojnë sipas ligjit 5.72 milionë lekë të reja (41.2 mijë euro), por nga kjo shifër janë zbritur 950 mijë lekë bono, me një rezultat përfundimtar prej 4.77 milionë lekësh, ose 34.3 mijë euro. Edhe kjo shifër do të jepet në pesë këste dhe aktualisht është disbursuar kësti i dytë.
Në total, dy familjarët e Shehut do të marrin nga shteti një shifër neto, pa letrat me vlerë, prej afro 65 mijë eurosh si ish-të dënuar politikë.
Djali i madh i Shehut, Vladimiri, nuk kreu dënim me burgim, pasi kreu vetëvrasje - sipas varjantit zyrtar të asaj kohe - pas largimit të familjes së
ish-kryeministrit nga kryeqyteti.
GREVISTET
Në listën e Financave vihet re edhe prania e vetëm dy prej grevistëve të urisë. Ata janë Bujar Sala, i dënuar me 10 vjet burgim, nga të cilat 7 vjet burgim për veprimtari politike dhe Ylli Gjonçaj, me 7 vjet burg politik nga 15 vite burgim gjithsej. Të dy ata dolën më shpejt se të tjerët nga greva, duke deklaruar se këtë e bënë për arsye të problemeve shëndetësore.
(Shkrimi u publikua sot ne gazetën shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23