Dëmtim i rëndë për sulmuesin e Lazios, rikthehet në fushë gjatë 2023

Dëmtim i rëndë për sulmuesin e Lazios, rikthehet në fushë gjatë 2023

Ciro Immobile

Sulmuesi italian i Lazio, Ciro Immobile e ka mbyllur këtë vit me futbollin e luajtur. Ylli i lacialëve u dëmtua në barazimin e fundit me Udinese në Serie A, duke dalë nga loja pas 30 minutave të para të ndeshjes. Tanimë klubi bën me dije se dëmtimi i tij në kofshën e majtë është serioz dhe lojtari i është nënshtruar kohës së rikuperimit.

Immobile nuk do jetë gati për Lazion në katër ndeshjet e Serie A deri në 6 nëntor, pasi më vonë lojtarët do angazhohen për Botërorin e Katarit. Me kampionatet që ndërpriten për më shumë se një muaj, duket se 2023 do e gjejë gati Immobile për rinisjen e Serie A.

"Stafi mjekësor i SS Lazio bën të ditur se futbollisti Ciro Immobile iu nënshtrua ekzaminimeve klinike dhe instrumentale ditën e sotme në Spitalin Ndërkombëtar Paideia. Ekzaminimet zbuluan një dëmtim të shkallës së mesme në kofshën e majtë. Lojtari ka nisur tashmë trajtimin specifik të rastit dhe do t'i nënshtrohet monitorimit klinik të përditshëm. Ekzaminime të mëtejshme instrumentale do të përsëriten në ditët në vijim për të matur kohën e rikuperimit", njofton Lazio.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë