Dëmtim i rëndë te Real Madridi, Vinicus mbyll vitin 2023

Dëmtim i rëndë te Real Madridi, Vinicus mbyll vitin 2023

Vinicius Junior

Dy muaj e gjysmë në riaftësim për Vinicius Junior, i dëmtuar në grumbullimin me Brazilin. Anësori i Real Madrid do të kthehet në fushë vetëm në janar 2024. Janë konfirmuar përshtypjet e këqija që ka lënë fytyra e vrenjtur e Vinicius Junior pas lëndimit me kombëtaren.

Dëmtimi i muskujve të pësuar në përballjen me Kolumbinë nga anësori i Real Madrid dhe Brazili është mjaft i rëndë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Real Madridi në një njoftim."Vinicius do të duhet të qëndrojë larg fushave të lojës për disa kohë".

Është një lajm që prek drejtpërdrejt edhe ndeshjen kundër Napolit, kundërshtarin e radhës të skuadrës së Carlo Ancelottit në grupet e Champions League. Dy skuadrat do të përballen të mërkurën më 29 nëntor në "Santiago Bernabeu".

Vazhdojnë kështu problemet e Real Madrid me dëmtimet. Trajneri Ancelotti nuk ka në dispozicion një listë të gjatë yjesh: Vinicius, Tchouameni, Camavinga, Bellingham, Militao, Arda, Courtois, Kepa.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi