Probleme për Izraelin. Përpos frikës nga sulmet terroriste në Shqipëri, Izraeli ka probleme edhe brenda ekipit.
Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Izraeli ka përjashtuar nga ekipi Nir Bitton pas një debati me trajnerin.
Futbollisti i ekipit të Celtic refuzoi t’i bindej urdhrave të trajnerit në stërvitje dhe Elisha Levi vendosi që ta largonte nga grumbullimi para udhëtimit për në Shqipëri.
Ndërsa portieri Ofir Marsiano u dëmtua gjatë stërvitjes duke bërë që për Shqipërinë të zbresë në fushë portieri i dytë, Daniel Amos.
Ekipi i Izraelit mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në 20:45 në Elbasan.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com