Dëmtimet e Neymar, braziliani ka munguar në 86 ndeshje për PSG-në

Dëmtimet e Neymar, braziliani ka munguar në 86 ndeshje për PSG-në

Neymar pas dëmtimit

PSG fitoi dje 4-3 me Lille për javën e 24-t në Ligue I.  Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Neymar, me brazilianin që pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 51 të ndeshjes, duke lënë fushën i zëvendësuar nga Ekitike. RMC Sport në Francë bën me dije se ky është dëmtimi numër 19-të i Neymar me PSG-në.

Dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë mund ta mbajë jashtë sulmuesin për shumë kohë, teksa nga kontrollet e para situata duket serioze. Në total, sulmuesi brazilian ka humbur tashmë 86 ndeshje me ekipin për shkak të problemeve fizike dhe ky ishte dëmtimi i 19-të, ku pesë prej tyre e kanë detyruar sulmuesin që mos luaj për më shumë se një muaj.

Në lidhje me këtë lëndim, tashmë është e sigurt që Neymar do të mungojë në duelin me Marseille javën e ardhshme, duke lënë në dyshim për mundësinë e rikthimit në kohë për ndeshjen me Bayern Munich, për përballjen e kthimit të Ligës së Kampionëve në 8 mars.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’