Garreth Bale, ose pasqyra siç njihet në Spanjë për shkak të dëmtimeve, i ka kërkuar Real Madridit me forcë që mos të publikojë më informacione për gjendjen e tij shëndetsore.
Ligji spanjoll thotë se qasja e informacionit mjekësor të një individi duhet të kufizohet tek mjeku i tyre personal dhe autoritetet e kujdesit shëndetësor, të cilat nuk mund t'ia sigurojnë punëdhënësit ose personave të tjerë pa pëlqimin e individit.
Garreth Bale aktualisht është në fazë rikuperimi, që prej dëmtimit që pësoi me kombëtaren e Uellsit. Ndërkohë sipas 'Marca-s', pas Bale edhe disa lojtarë të tjerë i kanë kërkuar klubit të njëjtën gjë.

Komente

