TIRANE- Banorët e zonës së Selitës në kryeqytet prej muajsh po përballen me një situatë të vështirë, për shkak të dëmtimit të sistemit të kanalizimeve. Ndotja e rrugëve, e ambientit, si dhe rreziku për t’u prekur nga epidemitë, ka bërë që banorët e kësaj zone të ngrenë një proces gjyqësor ndaj Bashkisë së Tiranës. Sipas banorëve të kësaj zonë, rrugët janë mbuluar nga ujërat e zeza, duke e bërë situatën mjaft të vështirë për ta. Përfaqësia e banorëve të Selitës thotë se do të organizohet një protestë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të patur një rrugë me standardet e duhura, duke theksuar se ata paguajnë rregullisht taksat e pastrimit dhe gjelbërimit.
“Depozitimi në gjykatë do të mbështetet tek paditë për :
A) Dëm shëndetësor duke sjellë rrezikun për sëmundje te ndryshme deri vdekjeprurëse,
B) Dëm ekonomik që i shkaktohet makinave, bizneseve te zonës dhe uljes së vlerës së banesave si pasojë e mos-asfaltimit të rrugës,
C) Dëm psikologjik për të gjithë banorët e zonës,
Nga gjykata do kërkohet detyrimi i Bashkisë së Tiranës të marrë masa urgjente për dizifektimin e zonës, rregullimin dhe asfaltimin e zonës. Padia do ketë si kërkesë të dytë dëmshpërblim banorët që kanë të hipotekuara banesat dhe bizneset në këtë zonë”, thuhet në reagimin e përfaqësisë së banorëve të Selitës.
Sipas kësaj përfaqësie, Selita është një zonë shumë e rëndësishme e kryeqytetit me dendësi të lartë të popullsisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO