Fshati Tale në Njesinë Administrative të Shënkollit në Lezhë vijon të mbetet në rrezik përmbytjeje nga dëmtimi i argjinatures së Lumit Mat. Në zonë janë vendosur mjetet e Bordit të Kullimit dhe të Bashkisë, ndërsa forcat e ushtrisë po vendosin thasë me rërë në vendin ku argjinatura është çarë në fshatin Tale 2.
 
Drejtori i Bordit të Kullimit në Veri Petrit Gjoni thotë se po kryhen ndërhyrje emergjente në pikat ku ka më shumë rrezik, duke shtuar se kjo argjinature është problematike në të gjithë gjatësinë e lumit, ndaj sipas tij në të ardhmen duhet me deomos një investim konsiderueshem për forcimin e saj.
                                                     
Prej dy ditesh banoret e kësaj zone janë të frikësuar, pasi nuk kanë siguri se argjinatura mund të përballojë prurjet e shumta të Lumit Mat. Ata janë organizuar me grupe dhe bëjnë rojë gjatë natës, në mënyrë që të mund të largohen në kohë në rast se argjinatura çahet.


Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com