Kjo lahutë, instrument njëshekullor muzikor i Epikës Shqiptare gjatë këtyre viteve është lënë pa përkujdesje dhe vlerësim. Falënderoj miqtë e mi krutanë që u interesuan dhe e nxorën nga tavanet e një banese në malësi këtë lahutë që shikoni në foto.
Para shumë kohësh ajo pësoj dëmtim dhe kur ajo përdorej ende, u riparua me llamarine (nga halli).
Lahutë arkaike me karakteristikat të dallueshme qartësisht si e traditës tonë. -
Lahutë-Instrument i lashte muzikor që shoqëron Epiken Shqiptare, e etj.
Instrumenti që publikohet është punuar në Malësinë e Lezhës, fillim i shek. XX. Është shumë i keqtrajtuar: Ka gozhdë për montimin e lëkures (në rastin konket: lëkure lepuri), është pak e thyer tek fundi i bishtit, ku është gdhendur një disk diellor me brendashkrim një kryq sipas traditës së ndërthurur Pagane-Kristiane.
Gjithë trupin e drunjtë të Lahutës e ka hangër krimbi i drurit, duke rrezikuar edhe qëndrueshmërinë. Nga ana tjetër ka shumë karakteristika të mirfillta tradicionale: Është e shkurtër, është ndër rastet e veçanta që ka në vende të lëkurës së bagëtive, lëkurë lepuri, i cili është dëmtuar dhe kërkon përvojë dhe punë për ruajtje. Kupa nga mbrapa ruan gjurmët e gdhendjes për t’i dhënë formë me sqepar, dhe e pa limuardhe, nuk ka asnjë lloj lyerjeje. Pra arkaike me karakteristikat të dallueshme thjeshtë të traditës tonë, por me shumë dëmtime. Atë që e ruajti (megjithëse në gjendje të mjerueshme) e falënderojmë. Restauratori do ketë shumë punë studimore dhe riparim-konservim. Nga Kurt Farka
Lahuta e dëmtuar