Një pjesë e autostradës Tiranë- Durrës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjës nga një firmë private gjatë punimeve.
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se ka kallëzuar në polici përgjegjësit, ndërsa po punohet për riparimin e defektit.
 
"Një fadrome, po punonte për llogari të një kompanie private, e cila duke hapur kanal, dëmtoi fidrin nr 7, duke lëne pa energji elektrike të gjithë zonën, nga mbikalimi i rrugës për në aeroport, deri në Vorë, ku janë të shtrira një pjesë e mirë e biznesevenë autostradë.
 
Aktualisht OSHEE po kryen veprimet proceduriale së bashku me policinë, dhe kryer kallëzimin
" thuhet në njoftim.

[gallery]19567[/gallery]

d.b/shqiptarja.com