Rrëzohen dy shtyllat e tensionit të lartë, disa zona në Laç pa drita! Ngjarja e qëllimshme, arrestohet një 57-vjeçar

LAÇ- Dy shtylla të tensionit të lartë 110 KV janë rrëzuar në hyrje të Laçit në mënyrë të qëllimshme. Siç tregojnë pamjet, vidat që mbanin të lidhur strukturën e hekurt janë hequr duke sjellë rrëzimin e saj!

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar Sander Nezhën, 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin, si autorin që ka vjedhur elementet lidhëse të dy shtyllave të tensionit të lartë.

57-vjeçari dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku  si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Për pasojë të kësaj situate disa fshatra në Kurbin janë pa energji elektrike dhe nuk dihet se kur situate do të normalizohet! Ndërkohë në terren kanë mbërritur punonjësit e OST të cilët kanë nisur ndërhyrjen.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 02/02/2022 11:22

    Kafsheria politike e injoranteve vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë