Skuadra e Barcelonës është goditur dyfish në prag të këtij sezoni të ri duke humbur dy lojtarë në ndeshjen përgatitore kundër Tottenham.

Denis Suarez, i cili parashikohet se do të mungojë për 2-3 javë dhe Andre Gomes, i cili parashikohet të mungojë për 2 muaj kanë detyruar klubin që të rikthehen në merkato.

Ka qenë lajmi më i keq që mund të merrnim. Ka shumë mundësi që të mos luajnë më gjatë sezonit. Do të duhet të presim analizat përfundimtare për të kuptuar seriozitetin e dëmtimeve.

Ernesto Valverde

Të dyja dëmtimet kanë ardhur në harkun e tre minutave gjatë pjesës së parë.