Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet

Një instalacion artistik dedikuar Palestinës është dëmtuar në një muze të artit bashkëkohor në Gjermani.

Muzeu Kunstverein në Hamburg e cilëson aktin të shënjestruar politikisht, ndërsa ky instalacion sillte përpara publikut tokën e kuqe dhe dheun prej gjaku të Palestinës

Në Instagram, muzeu bëri me dije se një vizitor i paidentifikuar kishte dëmtuar në mënyrë specifike një pjesë të instalacionit, që përfshinte fjalën "Palestinë".

Muzeu e dënoi aktin, duke e quajtur atë vandalizëm, ndërkohë që autoritetet gjermane po hetojnë incidentin si një krim të mundshëm të urrejtjes.

Vepra në fjalë ka si autore Phoebe Collings-James, një artiste multidisiplinare të lindur në Londër, e cila prodhon instalacione që përfshijnë qeramikën, pikturën dhe tingujt, shpesh duke iu referuar historive të kolonializmit.

Instalacioni në fjalë i referohet poezisë së Aimé Césaire-it, “Kthimi në tokën time amtare”(1939).

Për instalacionin artistja mbuloi një nga dyshemetë e galerisë së muzeut me argjilë të tharë rozë.

Më pas ajo e skaliti baltën me vizatime dhe fraza dhe e zbukuroi me trëndafila të zinj qeramike dhe referenca për Palestinën, Haitin, Sudanin dhe Kongon. Në një intervistë për FAD, Collings-James i përshkroi lulet e skalitura si homazh për këto vende.

Instalacioni i dëmtuar

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, të paktën 53 të vdekur

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, të paktën 53 të vdekur