Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin numër 1, Mariglen Berishën, 32 vjeçarin i cili tentoi të parkonte makinën brenda në oborrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se i riu kurohej me ilaçe depresioni, ka dashur të parkonte makinën në oborrin e organit legjislativ të vendit, duke e pandehur si parkim. Ndërsa është futur me automjet, ka dëmtuar traun në hyrje të institucionit. Për ngjarjen që raportohet të ketë ndodhur ditët e fundit, personi përgjegjës është shoqëruar nga policia ndërsa po hetohet për zbardhjen e mëtejshme të rastit në fjalë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Tentoi të hynte me makinë në oborrin e Kuvendit, kush është 32 vjeçari që u shoqërua nga policia e Tiranës (EMRI)

1669968866_policiaVlore1.jpg

Mariglen Berisha është 32 vjeçari i shqoëruar nga policia e Tiranës pasi dëmtoi traun e hyrjes së kuvendit teksa tentoi të hynte me makinë.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.