Tirana dënohet me 300 mijë lek gjobë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit pa tifoz.
Një vendim me dorë të hekurt pas lëndës plasëse që hodhën tifozët në ndeshje derbi me Vllazninë ku u dëmtuan 3 futbollistë.
Takimi i luajtur në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjes përfundoi me rezultatin 3-4 për shkodranët.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë., thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.
Ndërkohë pas takimit, policia e Lushnjës nisi hetimin në gjendje të lirë për 2 tifozë të ‘Tirona Fanatics’, që hodhën lëndët piroteknike në momentin kur Vllaznia po festonte shënimin e golit të katërt. Njëri prej futbollistëve të dëmtuar të Vllaznisë, Esat Mala mori ndihmë të specializuar në spitalin e Lushnjës, duke thënë se kishte probleme me dëgjimin.
Disiplina ka ndëshkuar edhe klubin e Elbasanit, për sjelljen e gabuar të tifozëve, pasi hodhën sende në fushë dhe ofenduan zyrtarët e FSHF-së, duke e gjobitur klubin me 3 milion lekë të vjetra.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Sakaq, më poshtë janë disa nga vendimet e tjera të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së:
- Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Tifogrupi 'Tirona Fanatics' ka reaguar në media sociale pas vendimit të sotëm të Disiplinës së FSHF-së, e cila dënon klubin e Tiranës që ndeshjet e mbetura të sezonit t'i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Ky vendim vjen pasi në ndeshjen e fundit në Superiore, Tirana - Vllaznia 3-4, tifozët bardheblu hodhën lëndë plasëse në drejtim të 3 lojtarëve të Vllaznisë. Në reagim tifozët e Tiranës, sulmojnë ashpër FSHF-në duke e quajtur 'Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar'.
Ata e cilësojnë dënimin si të turpshëm dhe diktatorial nga një Komision Komunist.
'Sot, me nje njoftim skandaloz "Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar" mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!
Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!
Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!
Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!
*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!'
Mir ja ben disiplina.. Tifoze qe kudo qe ven mendjen per me prish e shkatru e kan.. Gjynaf per ekipin.. Por keta monstra e meritojne te mos hyn me ne stadiume
Përgjigju