BILBAO, Spanjë - Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës pas ndeshjes së Champions League mes Athletic Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll 0-0 në “San Mamés”. Atmosfera e tensionuar pas sfidës kulmoi me një akt të dhunshëm ndaj skuadrës franceze.
Autobusi i PSG-së, i parkuar para hotelit ku qëndronin lojtarët dhe stafi teknik, u bë objekt sulmi nga një grup tifozësh vendas. Huliganët goditën mjetin me gurë dhe sende të forta.
Autoritetet lokale nisën menjëherë hetimet për incidentin, ndërsa klubi francez pritet të depozitojë një ankesë zyrtare në UEFA, duke kërkuar masa për ngjarjen që ka hedhur hije në mbrëmjen europiane.
Ndërkohë, mediat lokale spanjolle raportuan të enjten se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë akt vandal. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë në sulm.
Komente







