Denaj: Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

Denaj: Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

Skema Ndërkombëtare 2024

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar sot disbursimin e Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024.

Ministrja Denaj tha se “prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit”.

Ministrja Denaj bëri me dije se më pas do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.

Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend”, tha Denaj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'