Profesioni zejtarëve, Denaj: Ta ruajmë, nxit ekonominë (VIDEO)

3.3 miliardë lekë do të japë Ministria e Financave për arsimin profesional për vitin që vjen, rreth 9.5% më shumë se fondi i parashikuar këtë vit. Një mbështetje e tillë vjen edhe si një nevojë për të orientuar të rinjtë drejt profesioneve që kërkohen në treg, dhe ku ka më shumë hapësira punësimi.

Nëpërmjet kësaj mbështetje qeveria synon edhe të mbaj gjallë disa profesione që kryesish nga të rinjtë nuk kërkohen, siç është edhe zejtaria. Për të pasur një zhvillim dhe punësim më të madh në këtë sektor këtë të mërkurë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, për të rritur dhe nxitur punësimin.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se rritja e vëmendjes ndaj këtij sektori do të ndikojë edhe në ruajtjen e trashëgimisë, por edhe në hapjen e shumë bizneseve të vogla. 

“Aty ku mundësitë ekzistojnë ky zanat të kthehet në një vlerë ekonomike, në dy forma, ose në një biznes të vogël ose në një formë ku vetë mjeshtri trajnon brezin e tij por ndoshta edhe komunitetin, për ta trashëguar këtë dhe më pas ky trashëgimtar të vazhdojë dhe ta konsiderojë si vlerë ekonomike në të ardhmen dhe absolutisht nëpërmjet kësaj ne nxisim rritjen e bizneseve të vogla në zona ku ende nuk është arritur të ketë një mundësi për të krijuar dhe për të nisur një biznes”, ka thënë Denaj.

Agjencia Kombëtare e Punësimit edhe programet e nxitjes së punësimit dhe formimit profesional po i orienton drejt kërkesave të sipërmarrjes. Po në këtë drejtim po përdoren shumë edhe programet e reja të punësimit. Aktualisht Agjencia Dhoma Kombëtare e Zejeve kanë nisur bashkëpunimin më pasurimin e listës së profesioneve zejtare në të gjithë vendin.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kur është koha e duhur për të pirë ujë me limon