Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se Noizy nuk është vetëm një këngëtar e kompozitor por edhe një sipërmarrës i njohur shqiptar.

Ajo shkruan se ai ka regjistruar 8 marka kombëtare të cilat njohën edhe në botë.

“3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës.”

Denaj shton në fund se ndërgjegjësimi për objektet e pronësisë industriale, nga personazhe publike është shembull për te gjithë sipërmarrësit.