Marrëveshja e detit/ Xhaçka në konferencën me Dendias: Kompromis për ta çuar në Hagë! Kërkuam zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës

TIRANË-  Shqipëria dhe Greqia kanë rikonfirmuar sot vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë. Në një konferencë të përbashkët ministrja e Jashtme Xhaçka u shpreh se mes dy vendeve ka vullnet dhe mirëkuptim për ta trajtuar çështjen në instancat ndërkombëtare. Homologu i saj grek, duke komentuar referimin e çështjes së detit në Hagë u shpreh do shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar 2 vite më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrit grek Dandias më 20 tetor të 2020, çështja e detit do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombëtare.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh sot se rikonfirmimi i kompromisit i arrirë ditën e sotme vjen si nevojë për të trajtuar zgjidhjet e problematikave të hershme. Xhaçka u shpreh se kanë mirëkuptimin për zgjidhjen e çështjeve të vështira siç është shfuqizimi i ligjit të luftës.

“Kemi mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira, si shfuqizimi i Ligjit të Luftës apo çështje të karakterit kufitar.”- tha Xhaçka.  

Duke e cilësuar Greqinë si mik të çmuar, ministrja Xhaçka u shpreh se një ndër çështjet që do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike është bashkëpunimi në fusha si mbrojtja sociale dhe kultura. Ministrja por edhe homologu i saj theksuan bashkërisht se minoriteti grek në Shqipëri dhe anasjelltas janë ura për të forcuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. 

Ndërkohë, ministri grek Nikos Dandias u shpreh se rikonfirmimi dhe vullneti i kompromisit për referimin e çështjes së detit në Hagë hap një kapitull të ri për marrëdhëniet dypalëshe. Më tej, ministri theksoi se Shqipëria dhe Greqia kanë arritur të bashkëpunojnë me sukses në shumë fusha çka ka ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve.

Në turin e tij në Ballkan, ministri i Jashtëm grek ritheksoi mbështetjen e Greqisë për vendet e rajonit në Bashkimin Evropian. Të njëjtin mesazh, Dendias e përcolli edhe në Beograd e Prishtinë. Duke e cilësuar si një rrugë me një kalim, Dendias u shpreh se “qetësia” e rajonit është me një rëndësi shumë të madhe në perspektivën evropiane.

Çështja e Detit:

Pas rrëzimit në vitin 2010 të marrëveshjes Shqipëri-Greqi për zonat detare çështja kaloi në "heshtje", por mbeti përsëri një çështje e hapur dhe pa zgjidhje përfundimtare mes vendeve, madje edhe duke shkaktuar debate të brendshme në Shqipëri dhe Greqi. Në prill të vitit 2018, Qeveria e Shqipërisë e drejtuar nga kryeministri Rama dhe Qeveria e Greqisë e drejtuar nga Alexis Tsipras filluan zyrtarisht bisedimet zyrtare për çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, ndërkohë pas disa raundesh negociatash nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare dhe negociatat u ndërprenë.

Nga ana tjetër, pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave në Detin Jon, kanë shkaktuar reagime të shpeshte edhe të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka ripërsëritur aso kohe disa herë qëndrimet e tij në lidhje me pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon, duke theksuar se "e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur".

Nëse palët do ta mbyllin përfundimisht këtë çështje pritet të shikohet në muajt e ardhshëm, pasi dy vendet të kenë bërë gati dosjet me pretendimet e tyre për trajtimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe pasi edhe kjo gjykatë të ketë dhënë një vendim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Vizita në Tiranë, Dendias publikon foto nga dreka me Ramën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

‘Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, sot u prita për një drekë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit.’- shkruan Dendias.

Ora 10:43
Dendias: Çështja e detit në Hagë, do krijojë kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe

 

Në vizitën e tij në Tiranë, ministri i Jashtëm Nikos Dendias theksoi se me anë të kompromisit të arrirë sot për referimin e çështjes së detit në Hagë do të shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Dendias theksoi se e drejta ndërkombëtare është ajo që do të vendosë “pikat mbi i” mbi këtë çështje e cila prej vitesh është diskutuar si një nga hallkat penguese të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve,

“Ardhja ime këtu në Tiranës është hap i fundit pas takimit tim me kolegun tonë Osmani. Dua të je mi qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbën pjesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi në veri të Kosovës. Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë kam nënvizuar dialogun mes dy vendeve.

Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë për detin edhe të shelfit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23.”- tha ai.

Dendias theksoi se shteti fqinj do të na mbështesë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Diskutuam edhe për energjinë edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket energjetikes. Folëm për investimet më të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Do doja të referohesha dhe në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Greqia ka qenë mbështetëse e ngrohtë e Shqipërisë në rrugën evropiane. Këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe këtu. Mendojmë dhe besojmë se kjo rrugë është një realitet me një kalim dhe ka rëndësi shumë të madhe në konjekturat e ditëve të sotme të cilat janë pak të çuditshme në kohët ku jemi. Zonat e ndikimit nuk shkojnë për shtat as me vlerat evropaine as me ndërtesën evropiane. Perspektiva e Shqipërisë në BE është me një kalim. Unë do qëndroj për një drekë me Ramën më vonë e falënderoj. Më pas do ndërtojmë dy shkollat, sepse kjo tregojnë lidhjen tonë të afërt edhe në fushën e arsimit. Uroj që shumë shpejt t’iu mirëpres në Athinë! “- tha Denidas.

Ora 10:28
Marrëveshja e detit/ Xhaçka: Kompromis për ta çuar në Gjykatën e Hagës! Kërkuam zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur se në takimin me homologun e saj grek, Nikos Dendias, ishte edhe marrëveshja e detit, ku theksoi se ka vullnet për kompromis për për referimin e kësaj çështjeje në Hagë.

“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit,. Produkt është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik”, tha Xhaçka.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kl Hs: 21/12/2022 20:50

    Te perbuzur dhe te nenshtruar, qeveri, opozite dhe meida! Lavdi dhe respekt martireve te Camerise!

    Përgjigju
  • Klea: 21/12/2022 15:17

    Menyra si e puth shume e dyshimte. Kjo lloj specje eshte e evoluar pasi edhe spiropali te njejten perafrim kishte ndaj bamiresit. Mjere ky vend mjere populli mjere rilindasit

    Përgjigju
  • Niko: 21/12/2022 14:14

    Eri e di ku eshte Stambolli? Ne qoftse do ta shohesh duhet hypesh diku...

    Përgjigju
  • tosi: 21/12/2022 10:35

    sa me afer mikut aq me i bashkuar je

    Përgjigju
    • Gjergj: 21/12/2022 13:24

      Kush ka "mik" si ky, nuk ka nevojè pèr armik.!!!

  • titi: 21/12/2022 10:34

    bravo ju qoft

    Përgjigju
    • Tosi-Titi.: 21/12/2022 14:19

      Vèrtetè bravo tè qoftè ty. Me 2 fjalè pèr partinè kètu, doli nji qofte. Tè tjerat, nuk tè interesojnè ty.

  • Eri: 21/12/2022 09:56

    A u shpall Himara minoritet grek? Nese po me cfare statusi ? Perse nuk behen te qarta keto gjera?

    Përgjigju
    • Gjergj: 21/12/2022 14:26

      Statusi? Ja tè mundohem ta them unè. Kur prindèrit janè me origjinè nga Oroshi i Mirditès (babai) dhe Shèngjergji i Pukès (mamaja),,djali i tyre nè Himarè, èshtè 100% grek. E kupton mo? Ndèrsa anasjelltas,,,çamèt e Greqisè qè u dèbuan me dhunè barbare nga forcat e Zervès, nga tokat e tyre nè Paramithi,,,nuk pèrbèjnè temè debati sepse kjo gjè nuk egziston. Edhe Ali Pashai,,nuk ishte Ali por Spiro. Shpresoj tè tè kem ndihmuar tè kuptosh statusin. Tè na rrojè fqinji jugor xhaneeeee.!!!

  • Eri: 21/12/2022 09:54

    A eshte shpallur Himara zone minoritare? . Nese po. Our?

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/12/2022 09:15

    Ky ishte në Kosovë me lutjen nga Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici, e tani u kthehet në Tiranë për ta marrë ”pagesen” për interesa të serborusis Edvin shkjau do e coptojë Shqiptarin edhe më shumë se lufta e parë boteore… mbane mirë e mos e lëshone tradhtin o të verbuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen