Dënim me vdekje, ja kush është
shteti i fundit i Evropës që e praktikon

Dënim me vdekje, ja kush është<br />shteti i fundit i Evropës që e praktikon
Dënimi kapital prej shumë kohësh tashmë është hequr nga praktikimi nga pothuajse të gjithë shtetet e kontinentit Evropian por, vazhdon të përdoret ende në një shtet të ish-Bashkimit Sovjetik.
 
Bjellorusia është i vetmi shtet në "kontinentin e vjetër" që mes denimeve që japin gjykatat është edhe ai me vdekje.
 
Personi i fundit që gjykata ka dënuar me ndëshkim kapital është një 32-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik. Sipas Volha Barsukova, zëdhënëse e Gjykatës Rajonale në Homel, 32-vjeçari është gjetur fajtor për vrasjen e dy pensionistëve në qytetin e Naroulia.
 
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, që prej vitit 1990 gjykatat në Bjellorusi kanë dënuar 400 persona me vdekje.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!