Dënimi i Becchettit për skemë mashtrimi mund të rihapë çështjen në arbitrazh! Shqipëria do të kundërshtojë sërish dënimin 110 milionë euro

Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me 17 vite burg të dhënë dje nga Gjykata e Tiranës mund të rihapë procesin e arbitrazhit që ai ka fituar me Shqipërinë në vlerën marramendëse 110 milionë euro.

Report Tv mëson se vendimi i dënimit të Becchettit bashkë me nënën e tij dhe dy bashkëpunëtorët do të përdoret nga avokatura e shtetit për të tentuar të kundërshtojë vendimin e arbitrazhit.

Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë një ditë më pare, në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.  Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

Gjykata ia rrezoi kërkesën për më shumë kohë dhe njoftoi shpalljen e vendimit dje ora 15.00.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/02/2022 17:04

    Meqe jeni kaq te vendosur ne servilizmin nda te korruptuarit ne Bashki, Veliajt, te pakten perdorni standartin "Tahiri" kur rrekeshit te thonit se vendimi nuk qe i prere ne forme. Edhe rasti Beketti. Ai ka nje rruge te gjate, apel, gjykate e larte e kushtetuese e serish GJEDNJ! Si dhe 150 milion euro ne xhep nga parate tona. Pra qe mund te luftoje neper gjyqe per 150 vjet. Budallalleku wshte vyrtyt i te marrit. Sidomos kur dikush beson se nje vendim gjykate te korruptuar ne Shqiperi, me nje akuze akoma me te korruptuar, do te merret me seriozitet ne dem te te denuarit. Cpaski qene. Lubi korrupsioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë