“Dënimi i Berishës, shenja e parë që drejtësia shqiptare po ndryshon”

“Dënimi i Berishës, shenja e parë që drejtësia shqiptare po ndryshon”

Ish-kryeministri Sali Berisha

OPINIONI NE SOCIAL MEDIA - Dënimi i Sali Berishës nga gjykata e Tiranës për shpifje në dëm të gazetarit Carlo Bollino ka bërë një jehonë të madhe ne opinionin publik shqiptar. Fakti se është hera e parë që një gjykatë shqiptare merr guximin dhe dënon një figurë të një stature kaq të lartë si Sali Berisha ka sjellë reagime positive në shumicën e publikut shqiptar. Kjo duket mjaft qartë në komentet e qytetarëve të thjeshtë në rrjetet sociale si Facebook apo nëpër portalet informative, ku shumica e tyre e cilësojnë si një ndryshim pozitiv në drejtësinë shqiptare.

Dënimi i Berishës
Për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Sali Berisha është dënuar nga një gjykatë shqiptare. Ish-kryeministri është dënuar më 11 prill për shpifje nga Gjykata e Tiranës me gjobë 1 milion lekë të vjetra dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Berisha është paditur para 2 vitesh për shpifje nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino për disa publikime me akuza që ka bërë ish-kryeministri në adresën e tij zyrtare në Facebook dhe gjatë një interviste televizive. Akuzat që ka bërë publikisht Berisha ndaj gazetarit Bollino dhoma civile e gjykatës së Tiranës i ka cilësuar si shpifje duke e dënuar liderin historik të Partisë Demokratike.

Padia e gazetarit Bollino nuk ishte e para që bëhej ndaj Sali Berishës, i cili është paditur disa herë nga gazetarë e politikanë për shpifje, por deri më tani asnjë gjykatës nuk kishte marrë guximin për ta dënuar. Berisha deri më tani ishte mbrojtur me pretendimin se si politikan që është deklaratat e tij janë politike ndaj nuk mban përgjegjësi ligjore si çdo qytetar i thjeshtë. Por në rastin e gazetarit Bollino, gjykata e Tiranës pranoi argumentin logjik se këtu nuk kemi të bëjmë me një betejë politike por cënimin e një qytetari të thjeshtë.

Komentet
Në komentet e shumta të qytetarëve të thjeshtë nëpër portalet informative por më tepër në rrjetin social Facebook, aty ku ata nuk janë anonimë, reagimet thuajse të gjitha positive ndaj vendimit të gjykatës së Tiranës për dënimin e Sali Berishës për shpifje në dëm të gazetarit Carlo Bollino. Për të ilustruar këtë reagim kemi marrë disa komente që qytetarët kanë komentuar në profiling e Facebbok-ut rë gazetarit Carlo Bollino.

Shumica e tyre e shikojnë këtë vendim si një hap i parë për ndyshimin e drejtësisë, duke e theksuar se tashmë po i afrohemi ditës kur: “të gjithë të barabartë para ligjit”. Ndërsa të tjerë e cilësojnë edhe më historike këtë vendim për faktin se ëhstë dhënë kundër Sali Berishës që për ta simbolizon pjesën më të keqe të politikës shqiptare ndër këto 27 vite tranzicion.


(Disa prej komenteve në rrjetet sociale)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 27/04/2018 16:28

    Nuk mund te besohet se,vetem drejtesia ,ose politika , apo policia kan qen, apo jan ne pik te hallit.Duket qart se,Gjithe institucionet ,gjith leviziet,qofshin ekonomike ,sociale ,artit e te kultures, jane cop cop.Uroj qe ,arsietimi dhe gjikimi i drejt i gjikatave shqipetare ,ndaj udheheqesve me te lart;te jete shkendia e pare e drejtesise ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Mala: 15/04/2018 09:36

    Derisa nuk kapet berisha me klanin e tija kriminal familjare e partiak e dikur qeveritare,Ne Shqiperi nuk mund as te flitet per luftim te korrupsionit e krimit te organizuar.Te ky krykriminel duhet kerkuar vrasjet qe nga Azem Hajdari e deri te Olldashi, Duhet hulmtuar bashkepunimi i tij me Milosheviqin,takimet e tija ne Oher, bashkpunimi i mshefte me Serbine me armatim ,politik dhe derivate,kundershtimi i UCK,tentim arresti i Adem Jasharit dhe Hashim Thacit,si dhe arsyeja e "prishjes" se arporteve me Ibrahim Rugoven, me te cilin as nuk flisnin, qe nga paralufta 1999.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/04/2018 08:48

    Drejtesia keto 27 vjet ka munguare 100% duhet thene se ka ndryshuare vetem kur kjo fytyre me e urryera e 100 vjteve te fundit ne Shqiperi te marri denimin e merituate.

    Përgjigju
  • Eri: 15/04/2018 08:36

    Shqiptaret gjithmone kane protestuar politikisht dhe fajet gjithmone ia kane hedhur politikes pse nuk arreston te korruptuarit, nderkohe qe duhet te organizonin protesta para prokurorive dhe gjykatave dhe t'i merrnin zvarre e t'i nxirrnin nga institucionet te korruptuar si Llalla, Gjin Gjoni, Tom Ndreca, Shasenkat, Alaudinat, Zaganjoret etj etj ne cdo rast qe kane mbyllur ceshtjet e politikes.

    Përgjigju
    • Ada: 15/04/2018 11:13

      Berisha ka bërë shumë krime ,me veprimet dhe mosveprimet e tij. Ndëshkimi i këtij krimineli, është fillimi i një epone të re , ANTIKRIM

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët