Deputeti Erion Braçe ka ndarë një video nga lufta në Kosovë, pas vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së. Ai e cilëson vendimin të turpshëm dhe shprehet se UÇK-ja luftoi për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës. Sipas Braçes, historia nuk mund të ndryshohet nga një vendim gjykate pa prova.
“Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë historinë;
Për të gjithë ata që japin vendim “në emër të popullit”;
Për të gjithë ata që kanë lindur këto 30 vitet e fundit dhe dëgjuan sot një vendim të turpshëm;
Ky është populli shqiptar i Kosovës që u sulmua, u dhunua, u përdhunua, u torturua, u zhduk, u vra, u zhduk prapë pasi u vra, u dëbua, u shkatërrua!
UÇK luftoi për këtë e me këtë popull, lirinë e tij, nderin, dinjitetin, identitetin e tij!
Nuk sulmoi, mbrojti, çliroi popullin shqiptar të Kosovës!
Të mbrosh popullin tënd nuk është kurrë krim, është detyrë jetike!
Të mos e bësh është dezertim, të bëhesh me pushtuesin është bashkëpunim, tradhti! Pyesni në Francë ç’është kjo, do ju tregojnë De Golin e pas Luftës së Dytë Botërore!
Historia është shkruar! Është njerëzore!
Nuk e ndryshon dot një vendim gjykate, për më tepër pa prova”, shkruan Braçe.
Lajmi kryesor:
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova njëzëri: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre








