Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar. Çfarë drejtësie është kjo për t’ia lehtësuar barrën xhelatit”, tha një qytetare.

Para nisjes së protestës Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Protesta në Prishtinë, qytetari: Lufta e UÇK ishte e pastër, u bë për të mbrojtur pragun e shtëpisë

1789726633_kosoveprotesta.jpg

Në Prishtinë po mbahet një protestë në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së.

"Nuk kemi nevojë për maska, se luftën e bëjmë pa maska. Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi nuk janë veç emra ata janë simboli i popullit tonë. Lufta e UÇK ishte e pastër, për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Liderët tanë po përballen me një betejë jo për veten, por për popullin tonë.  Kemi një mesazh për botën liderët nuk janë vetëm, me të është e gjthë Kosova. E vërteta mund të vonojë, por nuk harron. I presim çlirimtarët në mesin tonë”, tha një qytetar.