Ervin Salianji ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas tij, asnjë aktgjykim nuk mund ta fshijë historinë apo ta zbehë të drejtën e Kosovës për liri. Salianji thekson se shqiptarët janë të bashkuar në mbështetje të luftës çlirimtare.

"Vendimi i sotëm nuk sjell vetëm dhimbje, por prek kujtesën, betejën për liri, sakrificat dhe dinjitetin e një kombi. Pas emrave të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit qëndrojnë vite përballjeje, humbjesh e sakrifice, në emër të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Mund të shkruhen faqe të tëra në dosje dhe të shpallen vendime. Por asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë, të zhbëjë sakrificën apo të zbehë të drejtën e Kosovës për liri. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët janë bashkë. Nga Kosova në Shqipëri, nga Presheva në Tetovë e në çdo cep ku rreh zemër shqiptare, zëri është një: lufta çlirimtare ishte e drejtë! Shqiptarët, me dinjitet dhe kokën lart". shkruan Salianji. 


Lajmi kryesor:

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova njëzëri: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre