Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndjesë për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Xhaferri e kritikon për mbështetjen e krijimit të Gjykatës Speciale e nismën “Open Balkan”, duke theksuar se patriotizmi dëshmohet me akte shtetari, jo me deklarata.

"A e ke sot një ndjesë që shkove me urgjencë në Kosovë për t’i bindur të votonin Gjykatën Speciale? A ke sot një ndjesë që avancove “Open Balkan”, që minoi interesat e Kosovës dhe e bëri Serbinë të dukej si një vend normal që kishte hequr dorë nga shovinizmi? A ke një ndjesë për Thaçin, që sot nuk more charterin e Pacollit për të shkuar në Hagë? A ke sot një ndjesë që ke detyruar deputetët e tu të mos votojnë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë? Patriotizmi nuk bëhet me lotët dhe pëllitjet patriotike të Taulantit, por me akte prej shtetari", shkruan Xhaferri ndërsa ka ndarë edhe një video të Kryeministrit Edi Rama ku flet për ngritjen e gjykatës Speciale. 
 


Lajmi kryesor:

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova njëzëri: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre