Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, prokuroria: U konstatua objekt 2 katësh me kolona betoni! S’kishte marrë leje për riparim

TIRANË - Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë. Report Tv ka siguruar dokumentin e prokurorisë që tregon se më shumë se një vit më parë, më 23.09.2021 u mor njoftim se po kryhej ndërtim pa leje.

Pasi policia ka shkuar në fshatin Petrelë, është konstatuar një objekt i papërfunduar, dy katësh me kolona betoni ndërsa në atë moment nuk po kryheshin punime ndërtimi. Uniformat blu kanë bërë më pas referimin në prokurori. Report Tv ka siguruar edhe fotografinë e objektin që po ndërtohej. Pas hetimeve, në kërkesën që prokuroria i dërgoi gjykatës thuhet se objekti i përkiste Mimoza Ahmetit.

Por poetja ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese që u shemb nga tërmeti. Ajo pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021.

Por në përgjigje të prokurorisë, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë informon se ‘nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, rindërtimi apo rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore’. 

Kryeplaku i fshatit të Petrelës, Hilmi Aga thotë për Report Tv se shtëpia e Mimoza Ahmetit nuk ka qenë e përfshirë në listën e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai u shpreh se banesa është bërë e re dhe se më parë aty nuk kishte banuar njeri.

Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet për ndërtim pa leje pas këngëtarit Bojken Lako. Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u tregua sërish i ashpër me Prokurorinë e Tiranës. ‘Mbretëri Xhuxhash’ e ka quajtur Rama, njëjtë si një prej botimeve të poetes, ndërsa vë në qendër të kritikave Prokurorinë e Tiranës se po godet më të dobëtit, ndërsa po favorizon oligarkët e ndërtimeve pa leje dhe lë të patrazuara dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë.

 

Dokumentet e Prokurorisë Tiranë

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Poetja Mimoza Ahmeti reagon pas lajmit se u dënua për ndërtim pa leje

Një ditë më parë u bë publik lajmi se poetja e njohur Mimoza Ahmeti u dënua me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm. Vetë poetja në një reagim për Ekspres ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë.

Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?
Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.
Pyetje: Nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?
Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…
Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…
Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë

 

Ora 14:11
Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, kryeplaku: Ishte shtëpi e vjetër, nuk ka jetuar njeri! Godina është ngritur 3-4 muaj pas tërmetit

Kryeplaku i fshatit Petrelë, Hilmi Aga ka bërë me dije se ndërtimi pa leje nga Mimoza Ahmeti në këtë zonë ka nisur rreth 3-4 muaj pas tërmetit të fuqishëm. Në një intervistë për Report Tv, Aga u shpreh se nuk ka informacion nëse është ndërtuar me leje apo jo, por nuk e ka përfshirë në shtëpitë e dëmtuara pasi aso kohe ishte banesë e braktisur ku nuk jetonte askush.

Aga tregon se Ahmeti e ka marrë të rrënuar dhe ka zgjedhur që të kryejë rindërtim por pas ngritjes së kolonave, nuk ka pasur më punëtorë që të vijonin me ndërtimin e shtëpisë.

“Ishte një shtëpi e vjetër, e ka blerë Mimoza Ahmeti. Në këtë banesë nuk ka jetuar njeri. Ka qëndruar disa vite pa banim, nuk ka banuar njeri. E ka marrë si të rrënuar. Nuk di të ketë aplikuar se kam raportuar unë cilat janë dëmtimet e bëra nga tërmeti. Për këtë nuk kemi futur të dhëna se nuk ka banuar. S’kemi futur as ato me plasaritje të lehta, lëre më këtë që nuk jetonte këtu. Nuk e di nëse ka marrë leje. Kjo godina mund të jetë ndërtuar 3-4 muaj pas tërmetit. Nuk është ndërhyrë fare më pas. Është ngritur si tip karabinaje dhe kaq. Kur pashë që ka thënë ndërtime pas tërmetit, thashë paska dashur të kërkojë ndihma nga tërmeti, nuk u bë deti kos”, tha Aga.

Në dëshminë e saj, Ahmeti pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021. Por sipas kryeplakut, punimet kanë nisur që në vitin 2020. Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të objektit 2 katësh.

Kështu bëhet kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet për ndërtim pa leje pas këngëtarit Bojken Lako.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 16/11/2022 23:58

    Dmth Ram Pinoku genjeu rendshem kur tha se prokuroria na e paskish fajin. Por jo. Na paska qene pordhcia e vete qe e ka nis kete pune. Dakord me shokun Iris. Jo kaq zelot dee. Mos shihni Ram Pinokun me Fanen se ashtu qe muabeti. E prish vllai ne mes te dites dhe plot me turiste. Ama per "artin" mediokerr sic veten ka respekt kryepyka!

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2022 23:03

    Kjo dhe histori te ngjashme jane rezultat i konfuzionit ligjor e penal te ketyre 31 vjeteve anarki.Filloi me /token e xanun/,u vazhdua me shtesa kati e pallate e kulla te ngritura vend e pa vend,pa respektuar as norma te sigurise teknike e higjeno sanitare,as arkitektonike,as planet rregulluese te qyteteve,as raportin me lartesite e largesite me ndertesat e tjera perreth dhe perfundoi me //legalizimin// nga ana e shtetit e ndertimeve pa leje.Dhe tani qe organet kopetente po perpiqen te bejne me zelotizem ate qe duhet t'a kishin bere qe ne fillim te 90' e ne vazhdim,gjenden perballe situatave te tilla konfuzionale.Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,nderhyn dhe politika,pikerisht ajo qe lejoi e legjitimoi kete katrahure.

    Përgjigju
  • Liku: 16/11/2022 11:00

    Nuk i lejohet kesaj shkrimtare te ndertoje pa leje gjykata ka zbatuar ligjin dhe duhet ta falenderoj me kete denim minimal

    Përgjigju
  • Satêr: 16/11/2022 10:22

    Po ustallarët pse nuk i dënoni apo nuk i sheh prokurori kollonat shtrëmbaluqe?!

    Përgjigju
  • Adi: 16/11/2022 09:27

    Nuk duhet te gjykohet fakti qe u denua nje shkrimtare pse shkeli ligjin dhe paska ndertuar nje shtepi nga fillimi pa leje. Nuk duhet te na zemroj fakti pse u denuan apo te na vi keq per ata qe shkelin ligjin duhet te zemrohemi pse nuk denohen dhe ata super biznesmenet me 4 klase qe ju duket vetja oligarke. Zonja e cila duhet te jet nje shembull per te gjithe ne, duhet te kishte zbatuar ligjet dhe nuk duhej te ishte frymezuar nga "cunat" e te merte guximin te ndertonte pa leje.

    Përgjigju
  • lymi: 16/11/2022 09:21

    gjithe ai ndertim pa leje burg meriton

    Përgjigju
  • Fabian: 16/11/2022 09:16

    Pak e paskan denuar. Te me kishin zene mua qe jam popull i thjesht do isha ke vendi sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë