Pas publikimit të lajmit se zëvendësdrejtoresha e Bankës së Tiranës ka vjedhur 32.5 milionë lekë të vjetra, ka ardhur edhe reagimi i institucionit financiar.
“Dëmet financiare të shkaktuara ndaj bankës nga këto veprime nuk cënojnë sigurinë dhe seriozitetin e marrëdhënieve të Bankës me klientët”, thuhet në reagimin zyrtar të Tirana Bank.
“Banka e Tiranës ka konstatuar si pasojë e monitorimeve të brendshme rutinë, kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në dëm të saj në vlerën prej 32,555 EUR nga shtetësja A.Z, në cilësinë e zëvendës drejtoreshës së degës. Vetë Tirana Bank ka depozituar më datë 31.10.2014 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin kundër kësaj shtetaseje për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, vijon reagimi.
A.Z. u dënua pak kohë më parë me 2 vite heqje lirie nga gjykata e Tiranës. Ajo është shprehur se e vodhi shumën monetare për t’i ardhur në ndihmë një të afërmi të saj, që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com