Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë

Dënimi i Ervin Salianjit që u dërgua sot në burgun e Fierit u diskutua në ‘Studio Live’ me politikanët Arjan Galdinin dhe Kujtim Gjuzin. Ky i fundit u shpreh për Arbër Hitajn se është cënuar imuniteti i Salianjit si deputet.

'Pavarësisht ndonjë konflikti që kam patur me të. Sot Partia Konservatore Kombëtare ka dalë në deklarata në mbrojtje të deputetit dhe imunitetit të deputetit. Është tjetërsuar një paragraf. Nuk dua që të godas gjykatën, por nuk mund të ndërtojmë shtetin e prokurorëve. Shteti është prej ingranazhesh, gjykata kur shkon rezultati 3-0 është rezultat i thellë. Duhet rekursi. Kur shkon në Fier ai duket që pranon një lloj fajësie. Ne themi është gjyq politik, sepse është deputet pa shkuar në dyert e burgut. Prokurorja ta mbajë në juridiksion dhe në kontroll. I bëj thirrje të ndalojë. Sali Berisha dil aty dhe thuaju të kthehet nga rruga. Berisha është në gjendje ta rrëzojë shtetin për 72 orë ka thënë Kujtim Gjuzi.'

Galdini e shikon situatën e Salianjit si e një politikani që kërkoi të bëjë karrierë me një ambicie ekstreme duke u futur në gjëra që nuk i verifikonte dot.

'Nuk komentoj vendimet të drejtësisë, juridikisht përmbajtje dosjes. Asnjë politikan që nuk është pjesë e procesit nuk ka asnjë atribut. Dhe të paktën, në këtë pikë duhet të kuptojmë këtu kemi një rezultat politik të një situate që është zgjidhur juridikisht. Mënyra si bëhet karrierë është përmes ambicies ekstreme. Njerëz që nuk vijnë nga asgjëja dhe bëjnë gavetën në parti për të marrë mandate pozicione, rol dhe e zhysin veten si një mënyrë për t’u rritur në karrierë, janë dhe subjekt i verifikimit të ligjit. Rasti konkret është tipikisht i tillë. Mendoj se pas ‘94 në PD nuk ka më politikan. Në asnjë parti. Kemi personel, kemi njerëz që dalin nga xhepat e vegjël e partisë.'

Më pas Gjuzi dhe Galdini shkëmbyen batuta me njërit tjetrin. Gjuzi i kujton Galdinit kohën kur mbronte Berishën në 97 në Vlorë, megjithëse i vetëm dhe fare i ri kundër plumbave.

Gjuzi: Ky që është këtu ka mbrojtur në 97 partinë. Ke bërë karrierë afër PD. Nuk ke qenë dakord me rrymat. I ke bërë zborr Lulzim Bashës. Nuk mundet të sulmosh një njeri që vjen nga brilantizmi i anti diktaturës.

Galdini: Të kam xhan dhe të falënderoj për çdo fjalë. Sistemi politik në Shqipëri ka ndërtuar një mekanizëm të mbrapsht si njerëzit rriten lart. Ka çuar shumë njerëz në ligj shkelje. Nuk është Salianji i vetmi, është viktimë e vetvetes. Pastaj ajo është simptomë e komunizmit në Shqipëri. Nuk po dalim dot. Para 3 ditëve i ka shkuar FBI kryetari të bashkisë së Nju Jorkut, për mitmarrje, favorizim të fuqive të huaje. Nuk pati nevojë të thërriste aleancë politike të partisë. Thirri avokatët. Në vendet e pjekura çdo njeri përballe me drejtësinë me avokat. Opozita po kërkon heronj dhe nuk po ndërton mekanizma

Gjuzi: I ka thënë Bashës nuk dua të jem deputet kështu. Refuzoi Bashën në 2017. Galdini ka dy merita, dalëzotësi. Nuk mundet të bëhemi republikë e prokurorëve. Si mund të shkoj sot në burg. Tronditje familjare. Është gabim i grupit të Partisë Demokratike. Se thonë sa mirë që iku na hapet vendi në Elbasan.

Galdini: Tani do jenë dy koordinator në qarkun e Fierit. Nuk më vjen për asnjë njeri që shkon në burg. Nuk më vjen keq për askënd.

Gjuzi: Shiko çfarë kam këtu. Kjo është nga nëna ime nga 15 vjeç, kujdes më tha se shkon në burg. 3 gjyqtarë 3-0 i vjen zor atyre? Është frikë se shkonte merret 8 mandate në Elbasan.

Galdini: Burgu për burra është dhe tani po e kthejnë në një opozitë. Opozita është e burrave dhe e heronjve. Nuk është opozitë që shkon drejt një procesi përsosjeje dhe hapjeje.

Gjuzi: I ke dalë 15 vjeç atje me xhaketë të madhe dhe kush ngacmo Berishën duhet të më vras mua të parin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Ideja e shtetit bektashian/ Arian Galdini: Nuk më tremb koncepti i shtetit! Por pikëpyetja vjen si e prezantoi Rama në OKB

 

Kujtim Gjuzi dhe Arian Galdini komentuan idenë e Ramës të paraqitur në OKB, për ngrijten e një shteti bektashian në Tiranë. Gjuzi shprehet se mund të krijohet banka bektashiane por jo një shtet. Ndërsa Galdini parimisht nuk është kundër, por jo me idenë e kryeministrit dhe me mënyrën e paraqitur direkt në OKB. 

Gjuzi: Që Frashllitë janë truri i mëvetësisë së Shqipërisë si shtet më vete. Mbi këtë simbol nuk mund të vësh shtet tjetër. Mbreti Edvini i tetë. Edvin Rama ka të drejtën të thotë dua si Loris Kastriota si princ Leka i parë kush të marri mbretërinë. Nëse kthehet mbretëri nuk jam kundër. Zonja e tij është bektashiane. Le të bëjë bankën e komunitetit bektashian. Këtu po, po jo shteti.

Galdini: Temë ekstremisht serioze. Kam pikëpyetjet e mia. Burojnë nga fakti që më pëlqen si ide, më duket romantike. Ndryshe nga debati, jam simpatizant i dhënies fuqi dhe dritë këtij komunitetit. Por pikëpyetje që kam, pse një ide e tillë të prezantoj njëlloj si emërimi i ministrave nga xhepi i vogël. kjo ide ngërthen sentimente kombëtariste, komunitetesh fetare. Bektashinjtë e kanë të lidhur veten e tyre me lëvizje patriotike në Shqipëri. Mes bektashizmit dhe shqiptarizmës ka një simbiozë. Në këtë situatë globale, bektashinjtë kanë nevojë për një lloj drite. Për ne nuk ka teologji që na pengon. Fetë, sektet konsiderohet si pasuri e kulturës globale, vendet përpiqen tu japin dritë. Unë vetë jam i krishterë, pikëpyetjet vijnë tek mënyra si kryeministri ka prezantuar idenë. E ka shpallur këtë ide në një platformë ndërkombëtar sepse ka dashur që buja e idesë të vrasë vetë idenë. Teologjikisht nuk ka problem, por deklarata e kryeministrit për shtet sovran për një islam të moderuar dhe deklarata e tij duke mohuar komunitet ungjillor. Nuk e di nëse e ka nga padija apo strategjike. Është ide që do një përfaqësues i një uniteti kombëtar. Duhet të vinte nga presidenti. Në momentin që vjen nga një pale politike ajo do ketë kundërshtimin e palës tjetër. fjala shtet në këtë rast është kredenciale për një fe. Nuk më tremb koncepti i shtetit.

Ora 19:44
Kujtim Gjuzi e zbulon në 'Studio Live': Basha do garojë me mua! I bëj thirrje Berishës ta fali, ta pranojë në PD

 

Kujtim Gjuzi zbuloi në 'Studio Live' se në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha do të jetë pjesë e koalicionit me të dhe me të tjerë nën petkun e harkut 'euroatlantik'. Ndërkohë i bëri thirrje Berishës të pranojë sërish në PD djemtë plangprishës si Basha apo Azgan Haklaj.

'Kur Berisha bëri koalicion me Metën edhe pasi i futi grushtin në 1 prill 2013. I thamë doktor s’ke vulë por ka vulë Partia Republikane, kanë demokristianët. I kam thënë merre vulën fare. Më duhet opozita të mos lerë pozitën drejt regjimit. Edhe humbi 56 bashki. Edhe djali im bën gabim është vitin e tretë në drejtësi. I them edhe tani mos bëj gabim tek drejtësia. Ne kemi harkun opozita euroatlantik. Kur nxorëm termin euroatlantik, këta qeshnin. Ne po punojmë me zotin Basha. S’ka ku të shkoj, s’ka vulë tani. I riu si veriu, nxiton. I thashë Arian hajde tek çadra bëhesh deputet.

Zoti Basha është përzgjedhur nga ne me bashkëbisedimin tonë me Topin dhe Ngjelën. Kur thashë një katolik e do një në krye të vendit. E kishin vënë Galdinin në fund, erdhi pa emrin dhe iku. Ky koalicion ka zgjedhur koordinator kryesor Azgan Haklaj, ne kemi presidentin tonë të djathtë, avokat Zef Shtjefnin. Intelokutori kryesor Azgan Haklaj. Sali Berisha duhet ti fali djemtë plangprishës.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TARRASI: 27/09/2024 20:44

    Sa turp qē pjes e politikēs ēshtē dhe karagjozi Gjuzi. Mere me mēnd se çfar bēhet nē Albanistanit e Evropēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit