Vendimi i Gjykatës Speciale, që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, vendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë, ka sjellë edhe reagime në politikën në Kosovë. Hisen Berisha, ish-komandant i UÇK-së në një interviste për Report Tv tha se vendimi është politik dhe jo i bazuar në fakte. Sipas tij, krimet e trafikimit janë monstruoze, por që nuk mund t’i atribuohen UÇK-së.

'Ne nuk kemi pasur ushtri të formuar ne kemi qenë në okupim lufta jonë është bërë vullnetare. Në vitin 98 ishin vetëm 200 vetë. Ishin një grusht njerëzish që me armatime që i kemi marrë në Shqipëri me forma të ndryshme. Krimet e trafikimit janë më monstruoze por askush nuk mund ti atribuohen UÇK. Baza juridike e gjykatës Speciale duhet të rishikohet. Vendim ishte politik nuk ishte o bazuar në fakte dhe prova.’- tha Berisha.

Ngritja e Gjykatës Speciale tha ish-komandanti i UÇK-së ka qenë domosdoshmëri.

‘Ka qenë domosdoshmëri. Hashmi Thaçi ka bërë një veprim që t i hapur rrugë krijimit të shtetit. Disa të papjekur se thonë se e ka bërë me qëllimin për të çuar në burg ish-udhëheqësit, janë tendenca për të krijuar një narracion anti-UÇK, për të rrënuar themelet e shtetit. ‘- tha Berisha.

Duke u ndalur tek heshtja e Vjosa Osmanit, e cila nuk ka reaguar pas vendimit të gjykatës, Berisha tha se kjo është një gjë e turpshme.

‘Presidentja e paturpësisht e shpërfaqi veten e saj në fjalën që mbajti në Kuvend, ajo duhet të jetë faktor i unitetit të popullit dhe diplomacisë. Ata që gjykohen në Hagë sot janë prokupim i presidentes, ata njerëz që janë sot në Hagë i kanë familjet këtu. Ka qenë fjalimi më skandaloz që uroj të mos përsëritet më. Historia do të tregojë që janë njerëz që nuk kanë merituar të qeverisin vendin.’- tha ai.

Sipas Berishës, qeveria shqiptare duhet të ketë një rol më të fuqishëm në diplomaci.

‘Qeveria shqiptare duhet ta ketë kujdes qeverisën e Kosovës. Historia shqiptare duhet të intoksikoje sa më shumë veprimin. Duhet të kërkohet dhe shqyrtimi i bazës juridike të kësaj gjykatë. Ata kanë qenë të vetëdijshme. Ne kemi bërë një luftë të pastër. Qeveria shqiptare duhet të ketë një rol më të fuqishëm në diplomaci.’- u shpreh Berisha.